LAJMI I FUNDIT:

Botox- trajtim revolucionar për djersitjen e tepërt

Botox- trajtim revolucionar për djersitjen e tepërt

Kushdo që djersitet më shumë se sa është nevojshme që organizmi ta rregullojë temperaturën trupore, konsiderohet si djersitje jashtë mase, thonë ekspertët. Personat me këtë gjendje, të njohur si hiperhidrozë, djersitin jashtë mase nga regjionet e ndryshme të trupit, siç janë duart, këmbët, sqetullat ose fytyra.

Kjo gjendje zakonisht paraqitet në adoleshencë, mirëpo nuk konsiderohet si problem deri sa të kalojnë disa vite. Në bazë të një studimi të vitit 2004 rreth 3% e popullatës amerikane vuajnë nga hiperhidroza.

Gjëndrat e djersës te këta persona janë me madhësi, numër dhe lokalizim normal. Duket se qendra trunore e cila sinjalizon gjëndrat e djersës kur të djersitin dhe ruan baraspeshën e nxehtësisë trupore dërgon sinjale të panevojshme të cilat nxisin djersitjen e tepërt.

Botox, i cili është menduar të jetë një trajtim për rrudhat, e ka “revolucionarizuar” terapinë për djersitje pasi që është aq efektiv dhe mund të mjekojë cilëndo pjesë të trupit. Madje edhe njerëzit të cilët nuk vuajnë nga hiperhidroza e shfrytëzojnë Botox-in në mënyrë kozmetike.


Botox është vetëm trajtim i përkohshëm lokal, ndërsa është mirë që të përdoren edhe injeksionet Botox, të cilat duhet të përsëriten së paku një herë në gjashtë muaj.

Trajtimet tjera të cilat janë në dispozicion për trajtimin e hiperhidrozës janë deodorantët specialë, iontoforeza (procedurë e padhembshme e cila shfrytëzon ujin për të përcjellë rrymën elektrike nëpër lëkurë), barnat orale (antikolinergjikët), liposukcioni tumeshent (ndërhyrje kirurgjike për largimin e gjëndrave të djersës).

Në trend Femra

Më shumë
Gjashtë mënyra për të veshur xhinse dhe për t'u dukur elegante

Gjashtë mënyra për të veshur xhinse dhe për t'u dukur elegante

Keshilla Modë
Fustani i ri i Georgina Rodriguez -it i ka befasuar të gjithë: Ja si duket modelja që ka shumë para, por nuk ka fare stil

Fustani i ri i Georgina Rodriguez -it i ka befasuar të gjithë: Ja si duket modelja që ka shumë para, por nuk ka fare stil

Moda
E vetmja ngjyrë që Kate Middleton nuk e vesh: Nuk i pëlqeu as mbretëreshës Elizabeth

E vetmja ngjyrë që Kate Middleton nuk e vesh: Nuk i pëlqeu as mbretëreshës Elizabeth

Moda
Collagen Attivo – Rutina që ju duhet për rini dhe forcë të lëkurës

Collagen Attivo – Rutina që ju duhet për rini dhe forcë të lëkurës

Femra
Jennifer Lopez pozon e zhveshur për koleksionin e këpucëve me flokët që mbulojnë trupin

Jennifer Lopez pozon e zhveshur për koleksionin e këpucëve me flokët që mbulojnë trupin

Ajo ka gjoksin më të mirë në botë: Kontrolloni si është gjoksi juaj - duhet t’u kushtoni vëmendje këtyre masave

Ajo ka gjoksin më të mirë në botë: Kontrolloni si është gjoksi juaj - duhet t’u kushtoni vëmendje këtyre masave

Kalo në kategori