Viti i Ri ka filluar më qetë se zakonisht, pa festime të mëdha dhe fishekzjarrë spektakolare. Njerëzit presin vitin 2021 me shpresën se do të marrë fund pandemia Corona.
Viti 2021 erdhi! Njerëzit në Gjermani e pritën Vitin e Ri, por në kohën e pandemisë Corona, shumëçka ishte ndryshe. Festa më e madhe e Vitit të Ri në Gjermani u anulua në Berlin. Aty ku gjithmonë mblidhen me qindra mijëra njerëz dhe festojnë, ishte kryesisht bosh.
Nga Porta e Brandenburgut kishte vetëm një transmetim të drejtpërdrejt televiziv me muzikantë të shumtë. Në mesnatë Porta e Brandenburgut u ndriçua me fishekzjarrë dhe një shfaqje të vogël dritash.
Policia e Berlinit ishte e përgatitur për ndërhyrje eventuale. Por kishte vetëm disa shkelje sporadike të kufizimeve për shkak të virusit Corona. Në përgjithësi, situata është “shumë e qetë”, tha një zëdhënës i policisë. Herë pas here, dëgjoheshin dhe shiheshin festime me fishekzjarrë në zonat e ndaluara. Por vetëm kohë pas kohe.
Për shkak të pandemisë Corona në gjithë Gjermaninë kishte kufizime të rrepta. Festimet dhe tubimet publike ishin të ndaluara në Gjermani, por edhe në shumë vende të tjera. Në Paris mbretëronte ndalimqarkullimi. Në vend të festimeve publike, u mbajt një koncert i Jean-Michel Jarre në internet – si avatar me sfond virtual të Katedrales Notre-Dame. Kishte edhe një transmetim të regjistruar me yllin DJ David Guetta përpara muzeut Louvre.
Festimet publike ishin të ndaluara edhe në Itali. Festimet muzikore mund të shikoheshin vetëm në televizion apo internet. Roma ka ndaluar fishekzjarrët deri më 6 janar. Në anën tjetër, në Greqi kishte fishekzjarrë të mëdha në shumë qytete për të zbavitur njerëzit, të cilëve u ishte ndaluar dalja.
Festat dhe fishekzjarrët janë anuluar edhe në shumë vende të tjera të botës, si për shembull në Amsterdam, Londër, New York, Rio de Janeiro apo São Paulo.
Viti i Ri në Rusi është pritur nën hijen e rëndë të shifrave të larta të vdekjeve nga virusi Corona. Në Moskë u mbajt shfaqja tradicionale e fishekzjarrëve pranë Kremlinit. Por banorët e Moskës u lutën të mbeten në shtëpi dhe të festojnë me familjen e ngushtë.
Zelanda e Re e ka pritur Virin e Ri më herët gjatë ditës. Në këtë vend nuk kishte kufizime, pasi që atje me javë të tëra nuk është regjistruar asnjë rast i ri i infektimit me virusin Corona. Turma të mëdha njerëzish janë mbledhur në Auckland dhe qytete të tjera.
Fishekzjarrë spektakolare kësaj radhe nuk kishte as në Shtëpinë e Operës në Sidnei të Australisë, ku ata që shkelnin masat dënoheshin me 620 euro. Sidnei ishte si një qytet fantazmë, thonë dëshmitarët okularë.
Në metropolin kinez Wuhan, ku shpërtheu për herë të parë virusi Corona, mijëra njerëz lëshuan balona në qiell.
Festimet dhe pritjet e Vitit të Ri zgjasin sot deri në pra 13.00. Vendi i fundit që feston ndërrimin e mot moteve janë ishujt e pabanuara Baker Island si dhe Howland në oqeanin Paqësor. /Dw/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Anija kozmike private prek Hënën - imazhet tregojnë uljen e suksesshme të saj

Goditja e parë e administratës Trump për Kroacinë - i refuzohet hyrja në një organizatë të rëndësishme

"Ne kemi një plan B, C, D", thotë presidentja e Meksikës - nëse Trump aplikon tarifat për vendin e saj

Zelensky thotë se "fundi i luftës është shumë, shumë larg" – vjen reagimi i Trump

"Kostumin e vesh kur të përfundojë lufta" - si po e pasqyron Zelensky, luftën dhe realitetin në Ukrainë përmes veshjeve

Donald Trump pauzon ndihmën ushtarake amerikane për Ukrainën

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës