LAJMI I FUNDIT:

“Bota Jonë” – filmi përmbyllës i edicionit të 16-të të PriFest

“Bota Jonë” – filmi përmbyllës i edicionit të 16-të të PriFest
Foto: Bota Jonë/Instagram

Ashtu si është bërë traditë, PriFest përmbyll edicionin e tij me një Projeksion Special.

Këtë vit, filmi përmbyllës është “Bota Jonë”, një prodhim i regjisoreshës dhe skenaristes së mirënjohur Luana Bajrami. “Bota Jonë” do të shfaqet në natën e fundit të festivalit, më 15 shtator, duke filluar nga ora 19:00 dhe duke i paraprirë ceremonisë së ndarjes së çmimeve.

“Bota Jonë” është një bashkëprodhim mes Kosovës dhe Francës që trajton tema të rëndësishme si kërkimi për liri personale, miqësia dhe sfidat e rritjes në një mjedis ku mundësitë janë të kufizuara.


Foto: Bota Jonë/Instagram

Filmi përqendrohet në jetën e dy kushërirave, Zoen dhe Volta, të cilat vendosin ta braktisin fshatin dhe familjen për të studiuar në Prishtinë. Përtej arsimimit, ato kërkojnë ta gjejnë veten dhe vendin të cilit i takojnë. Të mbushura me entuziazëm dhe ëndrra plot, ato marrin rrugën drejt Prishtinës. Megjithatë, ikja nga fshati dhe fillimet në Prishtinë për Zoen dhe Voltan nuk janë të lehta. Rrugëtimi i tyre është jo vetëm ambicioz, por edhe i vështirë, i shoqëruar me kriza dhe probleme të shumta shoqërore dhe ekonomike.

Regjinë dhe skenarin e filmit i ka realizuar Luana Bajrami, ndërsa producentët janë Val Rahmani, Eric Toledano, Olivier Nakache, Nicolas Duval Adassovsky dhe Hervé Ruet. Në rolet kryesore luajnë aktorët Albina Krasniqi, Elsa Mala, Don Shala, Aurora Ferati dhe Gani Rrahmani.

Foto: Bota Jonë/Instagram

Ky është filmi i dytë i gjatë i Luana Bajramit dhe pati premierën botërore vitin e kaluar në Festivalin e Venecias. Filmi i saj i parë, “Luaneshat e kodrës”, pati premierën në Festivalin e Cannes dhe fitoi dy çmime në PriFest 2021.

PriFest, si gjithmonë, synon të sjellë për publikun kinematografinë e cilësisë së lartë dhe të promovojë talentet e reja. Përmbyllja e këtij edicioni me “Bota Jonë” është një dëshmi e angazhimit të festivalit për të mbështetur dhe promovuar kinematografinë vendase dhe ndërkombëtare. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë

"A do të bësh fëmijë me Gjestin?", Xheneta jep një përgjigje të prerë

Magazina
Reagon Zebërvoki pas eskalimit të kamerës së fshehtë

Reagon Zebërvoki pas eskalimit të kamerës së fshehtë

Magazina
Cilat mund të kenë qenë shkaqet që çuan në humbjen e reperit Mentor Palokaj? Flet kushëriri i të ndjerit

Cilat mund të kenë qenë shkaqet që çuan në humbjen e reperit Mentor Palokaj? Flet kushëriri i të ndjerit

Magazina
Egla Ceno i del në përkrahje Gjestit: Disa e kanë

Egla Ceno i del në përkrahje Gjestit: Disa e kanë "frikë" dhe i afrohen, disa nuk guxojnë as ta nxjerrin në nominim

Magazina
Shokon Redoni: Mesazhin në 'Big Love' për Eglin nuk e kam dërguar unë, më kanë përdorur emrin tim

Shokon Redoni: Mesazhin në 'Big Love' për Eglin nuk e kam dërguar unë, më kanë përdorur emrin tim

Magazina
Nusret Gokce shtron iftare falas gjatë Ramazanit për banorët e fshatit të tij: Asnjëherë mos harroni se nga vini

Nusret Gokce shtron iftare falas gjatë Ramazanit për banorët e fshatit të tij: Asnjëherë mos harroni se nga vini

Magazina
Kalo në kategori