Boston Celtics eliminojnë 76ers, takohen në finale të Konferencës së Lindjes me Cavaliers

Mbrëmë është luajtur vetëm një ndeshje në kuadër të ligës më të fortë të basketbollit në botë.
Boston Celtics është finalisti tjetër i serisë së "play off" i Konferencës Lindore pasi eliminoi Philadelphia 76ers.
Keltët në ndeshjen vendimtare triumfuan në çastet e fundit me rezultat 114-112, e cila ishte fitorja e katërt kundrejt një humbje që kanë Bostoni.

Dy periudha i takuan 76ers, por basketbollistët e Bostonit treguan veten në dhjetë minutshin e fundit, ku edhe triumfuan ndaj Philadelphias.
Jayson Tatum dhe Jaylen Brown ishin basketbollistët më efikas te ekipi fitues. I pari realizoi 25 pikë ndërsa i dyti një më pak.
Dario Saric dhe Joel Embiid realizuan pikë të njëjtë në këtë takim, përkatësisht secili nga 27 sosh.
Ndërkohë, Celtics në finale do të takohen me skuadrën e LeBron James, Cleveland Cavaliers. /Telegrafi/






















































