LAJMI I FUNDIT:

“Bosnja shpërbëhet nëse nuk e mposht dy herë Kosovën”

“Bosnja shpërbëhet nëse nuk e mposht dy herë Kosovën”

Kapiteni i përfaqësueses së Bosnjë-Hercegovinës në hendboll, Nikola Prce, është aq i bindur në fitore ndaj Kosovës sa që ka thënë se përfaqësuesja aktuale do të shpërbëhet nëse dështon në dy përballjet me hendbollistët më të mirë kosovarë.

Kosova e pret Bosnjën të mërkurën nga ora 19:15 në Gjakovë, ndërsa këto dy përfaqësuese përballen edhe më 9 janar në Tuzëll. Ndeshjet i takojnë fazës së parë eliminatore për botërorin e vitit 2017, shkruan sot Koha Ditore.

"Nuk është mirë që kemi pak kohë për përgatitje, por do të kemi një ndeshje testuese me Malin e Zi dhe ato dy ndeshje me Kosovën që të komponohemi për finishin e kualifikimeve. Ata nuk janë në një nivel me ne, por nuk bën t’i nënçmojmë. Mendoj se i kemi marrë si të lehta ndeshjet me Kosovën, por nëse i frikësohemi asaj, atëherë nuk kemi në çka të shpresojmë. Nëse nuk jemi në gjendje të fitojmë dy ndeshjet me Kosovën, atëherë mund të shpërbëhemi dhe të shkojmë secili në shtëpinë e vet", ka thënë Prce për mediumet nga Bosnja.

Federata e Bosnjës po përballet me telashe financiare dhe kjo është arsyeja kryesore për përgatitje të shkurtra të Bosnjës dhe për udhëtimin me autobus.


Në trend Sport

Më shumë
Laporta shumë i kënaqur me punën e Flick - planifikon një 'dhuratë' për trajnerin gjerman

Laporta shumë i kënaqur me punën e Flick - planifikon një 'dhuratë' për trajnerin gjerman

La Liga
Carlo Ancelotti mbeti i zemëruar kur ylli i Real Madridit u largua kundër dëshirës së tij

Carlo Ancelotti mbeti i zemëruar kur ylli i Real Madridit u largua kundër dëshirës së tij

La Liga
Manchester United pushon edhe 200 punëtorë të tjerë, ndal edhe ushqimin për trajnerin dhe kategoritë e reja

Manchester United pushon edhe 200 punëtorë të tjerë, ndal edhe ushqimin për trajnerin dhe kategoritë e reja

Premier League
Liverpooli ka gjetur zëvendësuesin e Mohamed Salah nëse egjiptiani largohet në verë

Liverpooli ka gjetur zëvendësuesin e Mohamed Salah nëse egjiptiani largohet në verë

Premier League
Manchester City po përgatit revolucion - largohen shtatë yje, dihet katër zëvendësimet e tyre

Manchester City po përgatit revolucion - largohen shtatë yje, dihet katër zëvendësimet e tyre

Premier League
Real Madrid dhe Arda Guler, një marrëdhënie e ndërlikuar

Real Madrid dhe Arda Guler, një marrëdhënie e ndërlikuar

La Liga
Kalo në kategori