LAJMI I FUNDIT:

Boshkoski: Pasi më arrestuan, policët më thanë se është përshëndetje nga shefi

Boshkoski: Pasi më arrestuan, policët më thanë se është përshëndetje nga shefi

Në Gjykatën Penale në Shkup sot ka vazhduar gjykimi për lëndën e PSP-së “Tortura”. Në seancën e sotme ka dëshmuar vetë Ljube Boshkoski, i cili ka rrëfyer për ngjarjet dhe arrestimin e tij.

“Me vete kisha një qese me para të cilat asnjëherë nuk i kam numëruar dhe nuk i kam shikuar. Sa ju afrova makinës, dikush bërtiti: Ndalo, policia. Unë i shokuar e hodha qesen dhe u ndala në vend”, tha Boshkoski para trupit gjykues, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ai shtoi se në atë moment e kanë kapur policë me dhe pa maska, të cilët e kanë vendosur në makinë dhe ia kanë lidhur duart.


“Filluan të më kontrollojnë. U mblodhën një numër i madh i policëve. Më pas filluan të bërtasin: vendoseni këtë mbeturinë në tokë. Për shkak të urrejtjes politike, nuk i kanë kursyer as fjalët e ndyta”, tha Boshkoski.

Ai deklaroi se pasi e kanë vendosur në makinë njëri nga policët, pasi ia ka vendosur armën në kokë i ka thënë se kjo është përshëndetja nga shefi, duke iu referuar Sasho Mijallkovit.

Përndryshe, në seancën e sotme për lëndën “Tortura” i pranishëm është edhe i akuzuari Sasho Mijallkov./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Partitë e komuniteteve joserbe vendosin kushte për votimin e qeverisë së re - Duda Balje kërkon komunën e Zhupës

Partitë e komuniteteve joserbe vendosin kushte për votimin e qeverisë së re - Duda Balje kërkon komunën e Zhupës

Politikë
Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin

Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin

Politikë
Nënkryetarja e LDK-së: PDK bën qeveri imagjinare në WhatsApp, VV e merr seriozisht

Nënkryetarja e LDK-së: PDK bën qeveri imagjinare në WhatsApp, VV e merr seriozisht

Politikë
Italia thotë se dëshiron të shohë Ballkanin Perëndimor në BE para vitit 2030, por Kosova dhe Serbia kanë disa obligime shtesë

Italia thotë se dëshiron të shohë Ballkanin Perëndimor në BE para vitit 2030, por Kosova dhe Serbia kanë disa obligime shtesë

Politikë
“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin

“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin", Lladrovci thotë se i qëndron kësaj deklarate – parashikon edhe sa deputet mund t’i ketë Nisma

Lajme
KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

Lajme
Kalo në kategori