Lideri i OBRM-Popullores dhe ai i partisë Të bashkuar për Maqedoninë, Ljubço Georgievski dhe Ljube Boshkoski, u takuan sot me qytetarë të Kumanovës, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas agjencisë së lajmeve AIM, Boshkoski ka theksuar se koalicioni ''OBRM për Maqedoninë'' e vazhdon hapërimin fitimtar, duke treguar se synimi i tyre është të fitojnë 15 deputetë.


Ndërsa, Georgievski theksoi se argumentet e tyre janë ato të qeverisjes së viteve 1998-2002. Edhe bartësi i listës, Ljubço Ballkoski tha se këto zgjedhje duhet ta kthejnë Maqedoninë në korsinë normale të rrugës euroatlantike./Telegrafi/