LAJMI I FUNDIT:

Bosch do të blejë shkritoren amerikane për të zgjeruar prodhimin e çipave të karbitit të silikonit

Bosch do të blejë shkritoren amerikane për të zgjeruar prodhimin e çipave të karbitit të silikonit

Kompania gjermane Bosch Group po i bashkohet një liste në rritje të kompanive të cilat po përfitojnë stimujve të shumtë që janë vënë në dispozicion nga qeveria amerikane dhe Akti i saj për Reduktimin e Inflacionit.

Dhe Bosch sot ka njoftuar se ka mbyllur marrëveshjen për blerjen e kompanisë TSI Semiconductors me bazë në shtetin federal të Kalifornisë.

Gjiganti gjerman ka blerë të gjitha asetet e TSI-s dhe do të bëjë një investim shtesë prej 1.5 miliardë dollarëve për të zgjeruar prodhimin e çipave të karbitit të silikonit, çipa këto të cilat përdoren në veturat elektrike, raporton Arena EV, transmeton Telegrafi.


Fabrika në Roseville do të riparohet plotësisht, dhe gjysmëpërçuesit e rinj të prodhuar në këtë fabrikë, do të fillojnë të dalin nga linjat e prodhimit në vitin 2026.

Bosch nuk bëri të ditur çmimin që pagoi për TSI, por kompania konfirmoi se çdo investim i ardhshëm do të varet nga financimi federal.

Kompania do të dëshirojë të përfitojë nga Akti i Çipave dhe Shkencës, një akt ky i cili u nënshkrua nga Presidenti Biden në gusht të vitit të kaluar.

Akti siguron 280 miliardë dollarë për kërkimin vendas dhe prodhimin e gjysmëpërçuesve. /Telegrafi/

Në trend Auto

Më shumë
Më në fund Volkswagen po prezanton një Tiguan të ri

Më në fund Volkswagen po prezanton një Tiguan të ri

Auto
Propozim radikal i ekspertit gjerman të trafikut: Meshkujve t'u jepet patentë shoferi vetëm në moshën 26 vjeçare!

Propozim radikal i ekspertit gjerman të trafikut: Meshkujve t'u jepet patentë shoferi vetëm në moshën 26 vjeçare!

Auto
Ndërrimi i vajit në kutinë e shpejtësisë: Kur shfaqen problemet e para, është koha të shkoni te mekaniku!

Ndërrimi i vajit në kutinë e shpejtësisë: Kur shfaqen problemet e para, është koha të shkoni te mekaniku!

Auto
Kush është prodhuesi më i madh i gomave të automjeteve në botë?

Kush është prodhuesi më i madh i gomave të automjeteve në botë?

Auto
Elon Musk është afër thyerjes së rekordit të pasurisë së tij, ndërsa aksionet e Tesla-s vazhdojnë të rriten

Elon Musk është afër thyerjes së rekordit të pasurisë së tij, ndërsa aksionet e Tesla-s vazhdojnë të rriten

Auto
Jaguar së shpejti do të ndalojë së prodhuari vetura

Jaguar së shpejti do të ndalojë së prodhuari vetura

Auto
Kalo në kategori