“Borxhet po na falimentojnë” (Video)

"Një fenomen negativ, i cili po shoqëron tashmë rritjen e detyrimeve që ka buxheti i shtetit ndaj kompanive është detyrimi që ka ndaj kompanive të shërbimit, ku ne kemi marrë një informacion dhe janë rreth 660 kompani që operojnë në sektorin e shërbimeve dhe që po preken nga kjo plagë e rëndë, pasi i penalizon këto kompani në pagimin e detyrimeve të drejtpërdrejta të tatim fitimit dhe të TVSH-së", thotë Nikolin Jaka, kreu i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë, raporton Top Channel.
Kjo situatë zhyt në një kolaps të thellë biznesin, çka jep efekt zinxhir në rritjen e papunësisë. Në këto kushte, Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë kërkon kompensimin e këtyre detyrimeve përmes pezullimit të detyrimeve tatimore. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
02/05/2013
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals





















































