LAJMI I FUNDIT:

Borussia Dortmundi fitoi më shumë para pasi humbi finalen e Ligës së Kampionëve ndaj Real Madridit

Borussia Dortmundi fitoi më shumë para pasi humbi finalen e Ligës së Kampionëve ndaj Real Madridit

Borussia Dortmundi ka fituar më shumë para pasi humbi finalen e Ligës së Kampionëve ndaj Real Madridit, sipas një raportimi të fundit.

Përkundër faktit se ishin më të mirë për pjesën më të madhe të takimit të së shtunës, Dortmundi humbi me rezultat 2-0 në finale ndaj Real Madridit, me golat e shënuar nga Dani Carvajal dhe Vinicius Junior.

Real Madridi kështu e fitoi trofeun e 15-të të Ligës së Kampionëve në histori të klubit, ndërsa ky ishte i pari për yllin anglez Jude Bellingham.


Humbja e Dortmundit ka bërë që ata të fitojnë 12.9 milionë euro si finalisti i dytë, ndërsa Real Madridi ka fituar 17.2 milionë euro si fitues i garës.

Por, kthesa befasuese ka ardhur shkaku i Bellingham më saktësisht transferimit të tij nga Dortmundi tek Real Madridi verën e kaluar.

Një rregull unik e detyron Real Madridin t’i paguajë Chelseat miliona euro shkaku i Hazardit
Lexo po ashtu Një rregull unik e detyron Real Madridin t’i paguajë Chelseat miliona euro shkaku i Hazardit

20-vjeçari ishte transferuar në “Santiago Bernabeu” për shumën e 88 milionë eurove, e cila mund të rritet deri në 114 milionë euro nëse disa kritere specifike plotësohen.

Sipas gazetës gjermane Rhur Nachrichten, njëra nga klauzolat e përfshira në këtë marrëveshje kishte të bëjë me triumfin në Ligën e Kampionëve.

Bellingham e fitoi Ligën e Kampionëve të shtunën dhe kështu Madridi është i detyruar që të paguajë 5 milionë euro shtesë në drejtim të klubit gjerman.

Për më shumë, Dortmundi do të fitojë 2 milionë euro shtesë nëse Bellingham ashtu siç pritet, do të bëhet pjesë e formacionit më të mirë të sezonit në Ligën e Kampionëve gjatë ditëve në vazhdim.

Në rikthim, Dortmundi pritet që të fitojë 22.5 milionë euro për shkak se humbën finalen, në krahasim me 20 milionë sa do t’i merrnin nëse do ta fitonin atë./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Zbulohet emri i lojtarit që Guardiola ëndërron ta transferojë te Man City

Zbulohet emri i lojtarit që Guardiola ëndërron ta transferojë te Man City

Premier League
Barcelona përfundon në gjykatë shkaku i Koundes

Barcelona përfundon në gjykatë shkaku i Koundes

La Liga
UEFA do t'i acarojë tifozët e futbollit me vendin ku do të zhvillohet finalja e Ligës së Kampionëve në vitin 2027

UEFA do t'i acarojë tifozët e futbollit me vendin ku do të zhvillohet finalja e Ligës së Kampionëve në vitin 2027

Liga e Kampionëve
Tifozët e Liverpoolit kanë zbuluar se Diogo Jota po përdor një emër të ndryshëm nga ai i vërtetë

Tifozët e Liverpoolit kanë zbuluar se Diogo Jota po përdor një emër të ndryshëm nga ai i vërtetë

Premier League
Lewandowski 'godet' me deklaratën e fundit lojtarët e rinj të Barcelonës

Lewandowski 'godet' me deklaratën e fundit lojtarët e rinj të Barcelonës

La Liga
Transformimi i Dani Ceballos filloi në 3398 metra mbi nivelin e detit: Nga maja e Veletas deri në mbretërimin në Etihad

Transformimi i Dani Ceballos filloi në 3398 metra mbi nivelin e detit: Nga maja e Veletas deri në mbretërimin në Etihad

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori