LAJMI I FUNDIT:

Borrell përshendet formimin e Qeverisë: Mezi presim rifillimin e dialogut me Serbinë

Borrell përshendet formimin e Qeverisë: Mezi presim rifillimin e dialogut me Serbinë

Përfaqësuesi i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell ka mirëpritur formimin e Qeverisë së Kosovës.

Në një deklaratë për media, Borell ka thënë se mezi pret që të intensifikoj diskutimet dhe bashkëpunimin me Qeverinë e re, për marrëdhëniet BE-Kosovës dhe reformat për dialogun.

Ai ka thënë se BE mbetet e përkushtuar të punojë me institucionet dhe njerëzit e Kosovës për të ecur përpara në rrugën evropiane, duke kujtuar se ka shumë punë përpara që qeveria e re të zbatojë dispozitat e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit dhe Agjendës së Reformës Evropiane, dhe promovimin e sundimit të ligjit dhe zhvillimin socio-ekonomik.


Bashkëpunimi rajonal duhet të përmirësohet, si dhe marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë. Në këtë kontekst, ne mezi presim një rifillim të shpejtë të dialogut Beograd-Prishtinë të lehtësuar nga BE për të ndihmuar në arritjen e një normalizimi gjithëpërfshirës të marrëdhënieve. Status-quoja aktuale nuk është e qëndrueshme. Nuk ka asnjë alternative për një rifillim të shpejtë të bisedimeve për normalizimin midis Beogradit dhe Prishtinës”, shprehet Borrell.

“Ne gjithashtu duhet të shohim angazhimin e përtërirë të Kosovës në nismat rajonale dhe strukturat e bashkëpunimit për të mirën e Kosovës. Sfidat me të cilat përballet Kosova janë domethënëse, por kështu është edhe potenciali i Kosovës. Ne jemi të gatshëm ta ndihmojmë Kosovën në Agjendën Evropiane të Reformës dhe të vazhdojmë mbështetjen tonë në forcimin e shtetit të së drejtës për të gjithë, përmirësimin e administratës publike për të ofruar shërbime që popullata i meriton, dhe krijimin e vendeve të punës dhe rritjes”, përfundon Borrell. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vjen reagimi i parë nga LVV, Sallahu: Limaj dhe Nisma kanë të drejtë kushtetuese që të bëjnë koalicion paszgjedhor

Vjen reagimi i parë nga LVV, Sallahu: Limaj dhe Nisma kanë të drejtë kushtetuese që të bëjnë koalicion paszgjedhor

Lajme
Edhe Bekë Berisha përfshihet në debatin për koalicione: Nënshtrimin për interesa të ngushta, mos na e shitni si vlerë kombëtare

Edhe Bekë Berisha përfshihet në debatin për koalicione: Nënshtrimin për interesa të ngushta, mos na e shitni si vlerë kombëtare

Lajme
Ibishi nuk e përjashton një koalicion të LDK-së me LVV-në

Ibishi nuk e përjashton një koalicion të LDK-së me LVV-në

Lajme
Komentoi koalicionet e mundshme të Nismës, Sallahu: Statusi im paraprak ka kuptim veç juridik e kurrsesi politik

Komentoi koalicionet e mundshme të Nismës, Sallahu: Statusi im paraprak ka kuptim veç juridik e kurrsesi politik

Lajme
Reagon Haradinaj: E keqja ka emër - Albin Kurti

Reagon Haradinaj: E keqja ka emër - Albin Kurti

Lajme
Aksion i policisë në veri - mbyllen dy qendra ilegale, dyshohet se përmes tyre qytetarët u kushtëzuan të votonin një parti politike

Aksion i policisë në veri - mbyllen dy qendra ilegale, dyshohet se përmes tyre qytetarët u kushtëzuan të votonin një parti politike

Lajme
Kalo në kategori