Shefi i Politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Joseph Borell ka pritur në takime ndaras kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe presidentin e Serbisë, Aleksander Vuçiq.

Borell pas takimit në një postim në Twitter shkruan se dialogu është rruga drejt së ardhmes evropiane të të dy vendeve.


“Jam nikoqir i një takimi të ri të dialogut Beograd-Prishtinë, të nivelit të lartë Beograd-Prishtinë sot me presidentin e Serbisë, Aleksander Vuçiq dhe kryeministrin Albin Kurti.

Dialogu dhe rezultati nga dialogu është rruga drejt së ardhmes evropiane të të dy palëve. Ndërkohë, (dialogu u deritanishëm) solli rezultate të rëndësishme për qytetarët e tyre”, shkruan Borrell. /Telegrafi/