LAJMI I FUNDIT:

Borrell në Tiranë: Ramë dakord që qeveria të tërhiqet nga pasaportat e arta

Borrell në Tiranë: Ramë dakord që qeveria të tërhiqet nga pasaportat e arta

Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme, Josep Borrell në një konferencë për media së bashku me kryeministrin Edi Ramën dhe komisionerin për Zgjerimin, Oliver Varhelyin bëri të ditur se kanë rënë dakord që qeveria shqiptare do të tërhiqet nga pasaportat e arta.

Ai tregoi edhe arsyen pse takimi i Këshillit të Stabilizim Asociimit është mbajtur në Tiranë.

“Ne patëm mundësinë të mirëpresim deklaratën e zotit kryeministër që skema e pasaportave të arta nuk do të ndiqet më tej dhe kemi trajtuar çështje të tjera në mbledhjen tonë, sidomos polarizimin e forta të mjedisit politik në vend dhe shumë çështje të tjera të cilat do i diskutojë në detaje komisioneri Varhelyi”, u shpreh Borrell, i cili përgëzoi Shqipërinë për ecurinë e reformës në drejtësi.


Zyrtari shtoi se është hera e parë në histori që mbahet Këshilli i Stabilizim Asociimit në Tiranë.

“Zakonisht këto mbledhje të rëndësishme vjetore mbahen në Bruksel ose në Luksemburg, por sot jemi në Tiranë për t’i treguar popullit shqiptar që jemi gjithnjë e më tepër pranë jush”, u shpreh Borrell.

Sipas tij, ky është një mesazh ndaj rrugëtimit të vendit tonë drejt BE-së. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Zelensky bisedë telefonike me Ramën, tregon çështjet që diskutuan

Zelensky bisedë telefonike me Ramën, tregon çështjet që diskutuan

Lajme
Akuzat për lejen e ndërtimit në Yrshek dhe tenderin e pastrimit, Veliaj reagon nga burgu: Ia dhashë biznesmenit gjithë këto, t’i merrja 9 mijë euro mbrapsht?

Akuzat për lejen e ndërtimit në Yrshek dhe tenderin e pastrimit, Veliaj reagon nga burgu: Ia dhashë biznesmenit gjithë këto, t’i merrja 9 mijë euro mbrapsht?

Lajme
Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Lajme
Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Politikë
Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

Politikë
Parashikimi i motit për fundjavë

Parashikimi i motit për fundjavë

Lajme
Kalo në kategori