Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano tha se gjatë takimit të shefit të diplomacisë së BE-së, Josep Borrell me Sekretarin amerikan të Shtetit, Antony Blinken, dy zyrtarët janë pajtuar që duhet të ndërmerren hapa që të ulen tensionet në veri të Kosovës dhe që sa më parë të vazhdojë dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Ky njoftim vjen pasi në veri të Kosovës, së fundmi ka pasur rritje të tensioneve.
Fillimisht, vendimi për vendosjen e masës së reciprocitetit të targave nga Serbia, nxiti banorët lokalë në veri të Kosovës të bllokojnë rrugët. Po ashtu, me protesta dhe bllokada në dy komuna në veri të Kosovës u prit edhe një aksion i Policisë dhe Doganave të Kosovës kundër kontrabandës së mallrave, që u shtri edhe në komunat e banuara me serbë.
Ndërkaq, Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken vlerësoi “mbështetjen e vazhdueshme” të Bashkimit Evropian për, siç tha, perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor.
Blinken po ashtu theksoi nevojën për të çuar përpara bisedimet e anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, u tha në një deklaratë të lëshuar nga Departamenti amerikan i Shtetit.
Gjatë qëndrimit të Borrellit në SHBA, ai ka zhvilluar biseda telefonike me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq. Sipas Stanos, këto bisedime kanë pasur për qëllim uljen e tensioneve dhe kthimin e palëve në tryezën e dialogut.
Ai ka shtuar se këto biseda janë zhvilluar po ashtu që të mos përsëriten tensionet dhe trazirat që u panë më 13 tetor në Mitrovicë të Veriut dhe Zveçan, raporton REL.
Stano u pyet për ndonjë datë të mundshme të vazhdimit të dialogut të lehtësuar nga BE-ja dhe ai tha se “po punohet në këtë drejtim”, por BE-ja do të njoftojë për takime vetëm do të ketë datë dhe agjendë konkrete.
Në BE vazhdojnë të thonë se “nuk ka ndryshim në qëndrime dhe synime mes SHBA-së dhe BE-së sa i përket dialogut”.
Edhe në pyetjet për të komentuar dallimin në reagimet për ngjarjet në veri të Kosovës mes SHBA-së dhe BE-së, zëdhënësi i BE-së ka përsëritur se të dyja palët, si BE-ja ashtu edhe SHBA-ja, kanë të njëjtat qëllime. E ato qëllime, thonë në BE, janë që përmes dialogut të arrihet marrëveshja për normalizimin gjithëpërfshirës të raporteve, përmes së cilës do të zgjidheshin të gjitha çështjet e hapura mes Kosovës dhe Serbisë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNgjarja në Tiranë: Zbardhet dëshmia e shoqeve të 21-vjeçares, shkuan me dëshirë në banesë për të qëndruar me djemtë
Barduani tregon arsyen e refuzimit të kërkesës për dislokimin e FSK-së në veri
Komandanti i KFOR-it jep detaje nga nata kur ndodhi sulmi në Ibër-Lepenc
Abdixhiku prezanton 110 kandidatët për deputetë: Jemi shpresa e parë dhe e fundit e Republikës së Kosovës
PDK hapë fushatën, Memli Krasniqi: Votoni 131 për një Kosovë ma të mirë me Bedri Hamzën kryeministër
Xhavit Haliti thirret të dëshmojë në procesin gjyqësor kundër Vukotiqit dhe Drashkoviqit, vrasësit e Enver Hadrit
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
“Nuk do të tentojmë që të ndërpresim rrugëtimin e Gjestit”, Alaudini nis spektaklin me ‘thumba’
Si mund të bëhet Grenlanda pjesë e SHBA-ve?
Publikohet lista e pagave të lojtarëve të Man United - kryesojnë të 'dështuarit'
Lejet për armë bëjnë bum në Kosovë
“Ai nuk vrapon mjaftueshëm”, stafi i Barcelonës kundër transferimit të yllit portugez
Qytetarët në mënyrë gjeniale penguan që shtëpia e fqinjit të merrte flakë në Los Angeles