Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Punë të Jashtme dhe Politikë të Sigurisë dhe nënkryetari i Komisionit Evropian, Josep Borrell, duke folur për dialogun Kosovë-Serbi, ka thënë se duhet të ulen tensionet për t’u rikthyer në një situatë ku dialogu është i mundur. Ai tha se për këtë çështje Bashkimi Evropian nuk është në garë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Ndonëse është lindur si katalonas, Borrell njihet si një luftëtar i një Spanje unike dhe thotë se nuk mund të bëhet krahasimi mes Kosovës dhe Katalonisë
Kreu i diplomacisë evropiane, në një intervistë për Televizionin publik serb RTS, ka folur për detajet e vizitës së tij në Beograd dhe Prishtinë, zgjidhjen e problemit të Kosovës dhe rrugën evropiane të Serbisë.
“Duhet ta rifillojmë dialogun dhe i takon Bashkimit Evropian të ndihmojë në këtë drejtim. Mendoj se duhet të jemi aktivë. Nëse asgjë nuk bëhet, problemi do të mbetet i pazgjidhur dhe rruga e Serbisë dhe Kosovës drejt Bashkimit Evropian do të rrezikohet. E di se muajt e fundit, tensionet janë rritur midis dy palëve kur bëhet fjalë për taksën dhe aktivitetin diplomatik. Duhet të ulen tensionet, për t’u rikthyer në një situatë ku dialogu është i mundur. Për ne në Bashkimin Evropian ky është një investim. Nuk po e bëjmë atë për veten tonë, por për pajtimin dhe paqen. Do të donim që kjo të ndodhë në Ballkanin Perëndimor”, tha Borrell, përcjell Telegrafi.
I pyetur se si e sheh si Përfaqësues i Lartë i BE-së, iniciativën e Shteteve të Bashkuara dhe të dërguarit special të Presidentit Trump, Richard Grenel që në dialogun Kosovë-Serbi të përqendrohen në ekonomi dhe nëse SHBA do të marr primatin në negociata dhe nëse BE do të emërojë një përfaqësues special për dialogun, Borrell tha se Bashkimi Evropian nuk do të garojë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
“Ne nuk jemi në garë me Shtetet e Bashkuara. Unë mendoj se ekonomia është gjithçka për Presidentin Trump, por politika është jashtëzakonisht e rëndësishme. Ky nuk është një problem ekonomik, por edhe nga në aspektin ekonomik, Bashkimi Evropian ka investuar shumë para në Serbi ashtu edhe në Kosovë, shumë më tepër sesa Shtetet e Bashkuara. Ne do të vazhdojmë ta bëjmë këtë dhe ta ndihmojmë. Ne nuk garojmë me ta”, tha ai.
“Të gjithë duhet të kontribuojnë në procesin e dialogut dhe një ditë mund të ketë marrëdhënie normale midis njerëzve në Ballkanin Perëndimor, siç është sot në Bashkimin Evropian, ku kufijtë janë të padukshëm. Mund të jetë një ide e mirë të kesh një të dërguar special për dialogun Kosovë-Serbi, dikë që e njeh mirë rajonin, që është një diplomat me përvojë, që ka besimin tim dhe aftësi të forta, sepse ky është një problem që duhet të trajtohet në baza ditore, e jo herë pas here të vihet nga Berlini dhe Brukseli për të thënë diçka. Ai duhet të jetë plotësisht i përkushtuar për këtë derisa të arrihet marrëveshja”, tha shefi i diplomacisë evropiane.
Më tej, Borrel ka folur edhe për qëndrimin e shtetit të tij Spanjës, e cila është një nga pesë vendet e BE-së që nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës.
“Unë kam qenë Ministri i Jashtëm i Spanjës, një vend që nuk e njohu pavarësinë e Kosovës për një arsye të mirë. Unë nuk jam më shef i diplomacisë spanjolle dhe kam një përgjegjësi ndaj Evropës dhe duhet të harroj pozicionin e vendit tim dhe të mbroj pozicionin evropian. Bashkimi Evropian nuk e ka njohur Kosovën sepse nuk ka kapacitet ta bëjë këtë. Le të përpiqemi të bëjmë më të mirën për ta lehtësuar dialogun. Do të punoj për këtë. Njerëzit duhet të kuptojnë se kur punoni në një nivel evropian, nuk mund të përcillni pozicionin e vendit tuaj”, ka thënë Borrell. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëQytetari ia bën një pyetje Enver Hoxhajt para fillimit të tubimit në Prishtinë, kjo është përgjigja e tij
Mbi gjysmë milioni euro për restaurimin e shtëpisë së Xhafer Devës, historiani Kelmendi: Thuajse asgjë s’ka mbetur nga origjinali
LVV nis fushatën në Gjakovë, Kurti: Orientimi ynë është evropian
Hoxha: LDK e PDK filluan fushatën me tubime të suksesshme, VV e zbehtë
Komandanti i KFOR-it jep detaje nga nata kur ndodhi sulmi në Ibër-Lepenc
Drejtori i Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit: MPJD ndër ministritë më të cenueshme ndaj korrupsionit
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Aksident tragjik me autobus, të paktën dy të vdekur në Gjermani
Mbrëmë u eliminua nga Big Brother VIP Kosova, të nesërmen Rovena Stefa shfaqet duke pastruar borën nga shtëpia e saj në Bërnicë
Jack Smith jep dorëheqje nga Departmaneti amerikan i Drejtësisë
Ylli i Barcelonës mund të kalojë tek Man United në shkëmbim me Rashford
Publikohet rrëfimi i Gjestit: E kaluara e errët, nga largimi prej familjes deri te depresioni
Mbi gjysmë milioni euro për restaurimin e shtëpisë së Xhafer Devës, historiani Kelmendi: Thuajse asgjë s’ka mbetur nga origjinali