Borisov: Takimi Bullgari-Maqedoni do të presë formimin e qeverisë së re në Maqedoni

Kryeministri bullgar, Boyko Borisov, ka deklaruar për ''TV+'' se vetëm menaxhimi stabil në Maqedoni mund të qetësojë tendosjet politike, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Sipas tij, gjithçka është në duar të politikanëve të Maqedonisë. Ai pret që të formohet qeveria e re, që më pastaj të organizohet një takim dypalësh Bullgari-Maqedoni për të ardhmen evropiane të Maqedonisë.
Ai thotë se kryesimi i BE-së do të jetë në duar të Bullgarisë dhe agjenda do të jetë pikërisht zgjerimi i BE-së./Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals










































