Kryeministri Boris Johnson ka lavdëruar Chelsea dhe Manchester City që po punojnë për largim nga Superliga Evropiane.

Kryeministri ka thënë se kjo dyshe ka marrë "vendim plotësisht të drejtë" dhe u bëri thirrje edhe katër klubeve angleze të mbetura të ndjekin shembullin e tyre.


Superliga Evropiane duket se do të shkatërrohet me kthesën dramatike të Chelseat dhe Man Cityt, ndërsa Arsenali duket i vendosur që të ndjekë këtë shembull.

Kryeministri ka vlerësuar të dy klubet që kanë braktisur Superligën

Kryeministri kishte sinjalizuar gatishmërinë e tij për të sjellë një legjislacion të ri për të bllokuar lëvizjen e klubeve drejt asaj lige.

"Vendimi nga Chelsea dhe Manchester City është - nëse konfirmohet - absolutisht i duhuri dhe i përgëzoj për këtë".

"Shpresoj që klubet e tjera të përfshira në Superligën Evropiane do të ndjekin shembullin e tyre", ka shkruar ai.

Besohet gjithashtu se Atletico Madrid është tërhequr, ndërsa Barcelona ka thënë se ata do t'ua paraqesin propozimin tifozëve të tyre përpara se të vendosin. /Telegrafi/

telegrafi sport app