Nga: Hernan Diaz
Përktheu: Elvis Zaimi
Nëse Jorge Louis Borges perceptohet si një shkrimtar skajshmërisht i shkëputur nga realiteti, i zhytur në abstraksione, enigma letrare, dhe gjëegjëza filozofike të pazgjidhshme, kjo është më së shumti për shkak të vetë veprës të cilën e krijoi. Ai e kultivoi këtë mit për veten e tij jo vetëm në tekstet që shkroi (“Borges” – bibliofili i turpshëm dhe i ndrojtur – është një personazh në disa nga tregimet dhe poemat e tij), por edhe në intervistat e shumta që jepte mbarë e prapsht në fund të jetës së tij, tek luante rolin e të Urtit të Verbër dhe Solemn, të cilin kjo botë e kishte befasuar dhe shndërruar në një njeri konfuz, teksa shndërronte çdo çështje tokësore në letrare.
Për meritë të tij, në shkrimin “Borgesi dhe Unë”, ai i denoncoi në mënyrë të famshme “shtirjet e veta”, dhe sesi ato ishin kthyer në “atribute të një aktori”. Në po këtë tekst, ai e pranon se “lojërat e tij me kohën dhe pafundësinë” ishin shndërruar në klishe të akteve të tij publike, ndonëse denoncimi që ai i bënte tekave dhe shtirjeve të veta, u kthye në tekën e tij më famëkeqe. Kjo lloj ndrojtjeje e përllogaritur paraprakisht prej tij, e shndërroi Borgesin në vite në epigonin e vetvetes.
Në parathënien e “Qoftë lëvduar Errësira” (Elogio de la Sombra, 1969) ai vajton me keqardhje për “marifetet” e tij, duke iu referuar “pasqyrave, labirinteve, dhe shpatave që prêt lexuesi im në rezignatë….”. Këto lojëra me “kohën dhe pafundësinë” të shndërruara në akte publike të Borgesit – që shumëkush i kujton apo beson se janë të ndara nga realiteti – dhe që shumica e lexuesve dhe fjalorëve I identifikojnë menjëherë si “Borgesiane”, duke nënkuptuar me to mënyrat sesi realiteti mund të depërtohet nga fiksioni, sesi zgjëndra e jetës tonë mund të jetë ëndrra e jetës së tjetrit, sesi kujtesa mund të parakalojë dhe lejë pas tërësisht të tashmen, sesi aktualiteti mund të kthehet në një reprezentacion që ne e vëmë në skenë për përfitimin tonë, dhe sesi pafundësia na përgjon e fshehur dhe na zë pritë gjithandej, në nëndarjet që shpërthejnë se brendshmi segmenteve më pak domethënëse të lëndës dhe kohës.
Të gjitha këto janë tema të rëndomta borgesiane, por po aq e vërtetë është se këto shpotira abstrakte për mendjen vënë në pikëpyetje qëndrueshmërinë e vendit që kemi në këtë botë, sepse zbulojnë haptas brishtësinë dhe pasigurinë e kategorive që rregullojnë perceptimin tonë për të.
Nga ky pikëvështrim I mbramë, mjaft çuditshëm, subjektet ezoterike borgesiane e zbulojnë veten të jenë thellësisht tokësore, sepse na mundësojnë të shqyrtojmë dhe kuptojmë se realiteti ynë është një “realitet I administruar” dhe jo “I dhënë”. Dhe kjo çështje menjëherë mund të shndërrohet në një çështje politike, sepse pushteti politik është përherë i lidhur me imponimin e detyrueshëm të një realiteti.
Obsesioni i Borgesit me ëndrrat, argumentat e tij skeptike që ai shpesh i deklamonte me zemëratë, komplotet solipsisticiste, dhe rebuset e tij teologjike mundet pra në këtë mënyrë të lexohen si “nyja përbashkuese” ku letërsia, metafizika dhe një refleksion i përgjithshëm mbi pushtetin dhe institucionet që e përfaqësojnë atë, takojnë njëri-tjetrin.
Në vitin 1933, në revistën Contra, Borgesi shkruante “Është një e vërtetë e pashije dhe famëkeqe se arti i vërtetë nuk duhet t’i shërbejë politikës. Të flasësh për art social është si të flasësh për gjeometrinë vegjetariane, ose për artilerinë liberale, ose për të bërë brumë embëlsirash në njëmbëdhjetë rrokje”. Letërsia pra për Borgesin përbënte një sferë veprimtarie autonome, e cila nuk mund t’i nënshtrohej asgjëje tjetër, veç vetvetes. Ka megjithatë, mënyra sesi letërsia mund të jetë politike, pa qenë e varur prej saj, dhe vepra e Borgesit ofron shumë shembuj të tillë.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëJeta tragjike e Viktor Hygosë. Vdekje të hershme, dashuri, dhimbje, çmenduri…
![Fadil Hoxha e Veli Deva, Enver Hoxhës më 1968: Kujdes me Titon, se po na e vështirësoni punën në Kosovë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2017/08/dosje-780x439.jpg)
Fadil Hoxha e Veli Deva, Enver Hoxhës më 1968: Kujdes me Titon, se po na e vështirësoni punën në Kosovë
Ibrahim Kodra, piktori që edhe firma i mbetet vepër arti
![VEPRAT E POETIT](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/09/Pineda--780x439.jpg)
VEPRAT E POETIT
![Dy fjalë për shfaqjen “Arturo Ui”](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2018/06/Bekim-Lumi-780x439.jpg)
Dy fjalë për shfaqjen “Arturo Ui”
Gjuha më e “veçantë” në botë!
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ballkan-summit-380x233.jpg)
A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat
![Bëhet virale një video e Gjestit, ku i drejtohet me fjalor banal Eglit në dhomën e gjumit](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/eggli-780x439.jpg)
Bëhet virale një video e Gjestit, ku i drejtohet me fjalor banal Eglit në dhomën e gjumit
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot-2025-02-12-224005-780x439.png)
"Disa njerëz u vranë këtu, brenda zyrës sonë": Zelensky zbulon se si u përpoqën ta vrisnin në pallatin presidencial
![Kush shet më shumë çelik dhe alumin në SHBA dhe kush po përballet me tarifa?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot-2025-02-12-213435-780x439.png)
Kush shet më shumë çelik dhe alumin në SHBA dhe kush po përballet me tarifa?
![Edhe një aksident me fatalitet në autostradën për Prizren](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/FOTO-Ilustruse-780x439.jpg)
Edhe një aksident me fatalitet në autostradën për Prizren
![Gashi: LVV-ja tenton ta bëjë vetë qeverinë – nëse e bën me Listën Serbe, është vetëvrasje](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/hyjukl-780x439.jpg)
Gashi: LVV-ja tenton ta bëjë vetë qeverinë – nëse e bën me Listën Serbe, është vetëvrasje
![Profesori nga Beogradi: Nëse krijohet Asociacioni për serbët në Kosovë, të bëhet edhe për shqiptarët në Serbi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/image-2025-02-12T183206.832-780x439.jpg)
Profesori nga Beogradi: Nëse krijohet Asociacioni për serbët në Kosovë, të bëhet edhe për shqiptarët në Serbi