LAJMI I FUNDIT:

Borë në veri, bllokohen rrugët

Borë në veri, bllokohen rrugët

Reshjet e borës të nisura herët në mëngjes në zonat veriore të Shqipërisë, janë shoqëruar me stuhi dhe ulje të temperaturave.

Si pasojë, është vështirësuar qarkullimi i automjeteve për shkak të ngricave në rrugë. Kompanitë e kontraktuara për mirëmbajtjen e rrugëve janë në terren për hedhjen e kripës.

Në Kukës, “Rruga e Kombit” është e hapur, ndonëse ka reshje bore dhe ngrica. 8 borëpastruese janë angazhuar për hedhjen e kripës dhe largimin e borës në dy senset e rrugës, ndërkohë që policia ka ngritur postblloqe në rrugë për të këshilluar drejtuesit e automjeteve.


Ndërsa në Bulqizë situata e rënduar nga reshjet e dendura të dëborës ka bllokuar njësite administrative Trebisht, Ostren, Martanesh, Zerqan, Shupenzë dhe Fushë-Bulqizë. Aksi rrugor Bulqizë-Peshkopi kalohet me zinxhirë. Qafë e Buallit-Krastë me vështirësi me zinxhirë, ndërkohë që herë pas here bllokohet. Ura e Çerenecit-Steblevë është e bllokuar. Qafë e Buallit-Klos kalohet me zinxhirë.

Aktualisht, trashësia e dëborës në qytet është 40cm, ndërsa në njësitë administrative vijon nga 60 deri në 1 metër. /Tch/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Lajme
Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Lajme
Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Lajme

"Thasë me vota të diasporës janë lënë në stacione të autobusëve", analistët: Procesi i votimit i kontaminuar

Politikë
Prokuroria e ka caktuar për sot intervistimin në cilësinë e dëshmitarit -  a do të paraqitet Kurti për intervistim?

Prokuroria e ka caktuar për sot intervistimin në cilësinë e dëshmitarit -  a do të paraqitet Kurti për intervistim?

Lajme
Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Politikë
Kalo në kategori