LAJMI I FUNDIT:

Borë në Kosovë, Ministria e Infrastrukturës thotë se të gjitha rrugët janë të kalueshme

Borë në Kosovë, Ministria e Infrastrukturës thotë se të gjitha rrugët janë të kalueshme

Reshjet e borës të cilat kanë filluar të enjten në mëngjes, po vazhdojnë edhe pas mesditës.

Megjithëse, reshjet nuk kanë pushuar, rrugët nëpër të gjithë territorin e Kosovës, janë të kalueshme.

Këtë e konfirmoi për telegrafin, zëdhënësja e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Ambientit, Fillojetë Konjuhi.


Sipas Konjuhit, që nga mbrëmë, ekipet për mirëmbajtje të rrugëve kanë dalur në terren, ndërsa intervenime janë bërë në disa zona malore.

“Të gjitha rrugët janë të kalueshme nuk ka problem, as me fillimin e reshjeve nuk janë paraqitur probleme, pasi kompanitë kanë dal nëpër terren qysh nga mbrëmë meqë kanë qenë temperaturat e ulta, ku është intervenuar në disa vise malore”, tha Konjuhi për Telegrafin.

Zëdhënësja e MIA-së, po ashtu bëri të ditur se nga 15 nëntori, të gjitha kompanitë e kontraktuara janë në dispozicion për mirëmbajtje të rrugëve.

“Për shtatë regjione janë të angazhuara nga dy kompani, pra për secilin regjion nga dy kompani, ndërsa për autostrada janë veçantë të angazhuara tri kompani, të cilat janë në dispozionin ashtu siç është paraparë me kontratë, për hedhjen e kripës e mirëmbajtje të rrugëve”, tha Konjuhi. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Më dënojnë nganjëherë por mos u mërzitni ju” - Kurti flet për gjobën e gjykatës dhe diskutimet për formimin e qeverisë

“Më dënojnë nganjëherë por mos u mërzitni ju” - Kurti flet për gjobën e gjykatës dhe diskutimet për formimin e qeverisë

Lajme
Rutte: I kërkova Vuçiqit llogaridhënie për sulmin në Banjskë

Rutte: I kërkova Vuçiqit llogaridhënie për sulmin në Banjskë

Siguri
Bashkimi Evropian “72 orë përgatitje për luftë”: Ekspertët tregojnë se çfarë duhet të bëjë Shqipëria

Bashkimi Evropian “72 orë përgatitje për luftë”: Ekspertët tregojnë se çfarë duhet të bëjë Shqipëria

Lajme
Katër gëzhoja në vendin e vrasjes së rreshterit, kryeprokurori: Nuk ka të bëjë me grabitje - mund të ketë qenë e planifikuar

Katër gëzhoja në vendin e vrasjes së rreshterit, kryeprokurori: Nuk ka të bëjë me grabitje - mund të ketë qenë e planifikuar

Drejtësi
Avokati Misetiq kritikon procesin dyvjeçar të gjykimit: Provat janë tejet të dobëta, Thaçit iu mor shumë jetë

Avokati Misetiq kritikon procesin dyvjeçar të gjykimit: Provat janë tejet të dobëta, Thaçit iu mor shumë jetë

Drejtësi
Kujdes, nga 3 prilli qytetarëve do ju dërgohen gjobat e trafikut në adresë të pronarit të veturës, përmes postës dhe platformës e-Kosova

Kujdes, nga 3 prilli qytetarëve do ju dërgohen gjobat e trafikut në adresë të pronarit të veturës, përmes postës dhe platformës e-Kosova

Lajme
Kalo në kategori