LAJMI I FUNDIT:

Dri Cena, kryeshefi i ri ekzekutiv i KRU ‘Hidrodrini’ mban takim me Bordin e Drejtorëve

Dri Cena, kryeshefi i ri ekzekutiv i KRU ‘Hidrodrini’ mban takim me Bordin e Drejtorëve

Është mbajtur takim me karakter njohës i Bordit të Drejtorëve të Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit “Hidrodrini” në Pejë, me kryeshefin e ri ekzekutiv, Dri Cena.

Ky i fundit zyrtarisht i njëjti ka marrë detyrën nga data 1 qershor 2023.

Në takim është prezantuar edhe sekretarja e re e kompanisë, Kreshnike Dreshaj.


“Me këtë rast, Bordi i Drejtorëve në përbërje të Jusuf Nikqi – kryesues, Mevlyde Kelmendi-Begolli, Simon Balaj dhe Driton Sylqa – drejtor, i kanë uruar detyrën kryeshefit Cena dhe sekretares Dreshaj”, thuhet në njoftimin e kompanisë.

Në mesin e çështjeve, në takim është diskutuar për strategjinë dhe orientimet gjithëpërfshirëse të KRU “Hidrodrini” në gjashtë mujorin e dytë të këtij viti. /Telegrafi/