LAJMI I FUNDIT:

Bordeaux do të luajë në garat gjysmë-profesioniste, dikur yje të mëdhenj si Zidane e Deschamps defilonin në këtë klub

Bordeaux do të luajë në garat gjysmë-profesioniste, dikur yje të mëdhenj si Zidane e Deschamps defilonin në këtë klub

Gjashtë herë kampioni francez i futbollit Bordeaux pushon së ekzistuari si klub profesionist që nga sot, pasi Girondins vendosën të heqin dorë nga ai status pas problemeve të mëdha. 

I themeluar në 1881, Girondins Bordeaux është një nga klubet më të njohura të futbollit në Francë me gjashtë tituj të Ligue 1, prej tyre i fundit në vitin 2009.

Bordeaux ka lënë një gjurmë të pashlyeshme në Francë, ndërsa epoka e artë e klubit ishte në vitet 1980, ku u karakterizua me dominim të brendshëm dhe edicione mbresëlënëse evropiane.


Lojtarët legjendar që kanë veshur fanellën e këtij klubi ishin ish përzgjedhësi i Kosovës, Alain Giresse dhe Zinedine Zidane, i cili shfaqi talentin e tij në rritje në Bordeaux përpara se të bëhej një ikonë globale.

Emra të tjerë të mëdhenj që veshën fanellën e këtij klubi ishin Hector De Bourgoing, Bernard Lacombe, Klaus Allofs, Patrick Battiston, Jean Tigana, Bixente Lizarazu, Eric Cantona, Didier Deschamps, Christophe Dugarry, Pauleta, Ulrich Ram, Souleymane Diawara etj…

Klubi u vendos në administrim në vitin 2021, por u ble nga ish-pronari i Lille, Lopez po atë vit. Megjithatë, keqmenaxhimi i tij i vazhdueshëm bëri që klubi të pësonte rënie në divizionin e dytë.

Përfundimi i tyre në vendin e 13-të gjatë sezonit 2023-24 në Ligue 2 ishte një rekord i ulët për klubin dhe problemet e tyre të mëvonshme financiare i bënë ata të zbritën në nivelin e tretë të futbollit francez nga FFF. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Kaos tek Real Madridi, pesë yje rrezikojnë suspendimin ndaj Manchester Cityt

Kaos tek Real Madridi, pesë yje rrezikojnë suspendimin ndaj Manchester Cityt

Liga e Kampionëve
Man City bën gati 170 milionë euro për transferimin e dy lojtarëve nga i njëjti klub

Man City bën gati 170 milionë euro për transferimin e dy lojtarëve nga i njëjti klub

Premier League
Arteta merr vendim brutal, spanjolli i gatshëm të ‘përjashtojë’ shtatë yje të Arsenalit

Arteta merr vendim brutal, spanjolli i gatshëm të ‘përjashtojë’ shtatë yje të Arsenalit

Premier League
Pasi dështuan me De Jong, Man Utd hidhet në sulm për një tjetër yll të Barcelonës

Pasi dështuan me De Jong, Man Utd hidhet në sulm për një tjetër yll të Barcelonës

Ndërkombëtare
Statistikat e tmerrshme të Neymarit në ndeshjen e tij të dytë me Santos

Statistikat e tmerrshme të Neymarit në ndeshjen e tij të dytë me Santos

Ndërkombëtare
“Nuk mund të krahasohemi me ta”, Guardiola me fjalë të mëdha për Real Madridin

“Nuk mund të krahasohemi me ta”, Guardiola me fjalë të mëdha për Real Madridin

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori