Momenti romantik më i komentuar i shtëpisë së famshme të Big Brother VIP, ka qenë padyshim ai në mes të aktorit, Donald Veshaj dhe prezantuese Bora Zemani.

Pas disa javësh qëndrimi brenda shtëpisë, Donaldi rrëfeu historinë e tij të dashurisë me Borën, duke thënë se pavarësisht ndarjes ai ka ende ndjena të forta për të.


Disa ditë më vonë, befasia e Big Brother VIP për Donaldin ishte pikërisht takimi me Borën, në të cilin ata dhuruan shumë emocione, ndërsa nuk mungojë një puthje mes tyre.

31 Foto: Top Channel

Dhe kur kanë kaluar disa javë që nga ai moment, Bora së fundi në emisionin e udhëhequr nga ajo “Përputhen”, deklaroi se gjatë momentit të puthjes ata menduan se ishin vetëm.

“Mendonim se ishim vetëm”, ka kujtuar Bora duke qeshur.

25 3 Foto: Top Channel

Ndërkohë, kujtojmë që në spektaklin e ditës së premte, Donaldi i bëri Borës dhuratë për përvjetorin e tretë të lidhjes duke i dërguar një qafore dhe pako me ëmbëlsira. Ai e hodhi dhuratën përtej mureve të shtëpisë duke i porositur që të mbërrinte në duart e moderatores. /Telegrafi/

yy 1 Foto: Top Channel

Donald Bora puthja Foto: Top Channel