LAJMI I FUNDIT:

Bora si zbavitje: Kur shoferët e Kosovës, rrëshqasin… me vetura! (Video)

Bora si zbavitje: Kur shoferët e Kosovës, rrëshqasin… me vetura! (Video)

Të reshurat e shumta të borës mbrëmë, kanë shkaktuar vështirësi të mëdha në trafik.

Kolonat ishin të mëdha, ndërkaq nuk munguan as aksidentet. Kështu, sipas Policisë së Kosovës, në 24 orët e fundit kanë ndodhur 57 aksidente dhe kanë pësuar lëndime 22 persona.

Por, disa shoferë borën e kanë përdorur si mjet zbavitjeje.


Telegrafi ju sjell më poshtë disa video që dëshmojnë këtë, e ku mund të shihni se si rrëshqitjet janë bërë jo me ski e saja, po me vetura. /Telegrafi/