Leonardo Bonucci pas ndeshjes ka thënë se e kishte imagjinuar një Itali të tillë, pasi këtë rrugë e ndjekin tash e një kohë.

Azzurrët shënuan fitoren e nëntë me radha, ku kanë shënuar 28 gola dhe nuk pësuan asnjë.


“E imagjinoja se do të ishte kështu për shkak të rrugës që ndoqëm për të arritur këtu”.

turkey v italy   uefa euro 2020 group a 2

"Kjo ishte ndeshja e parë e një udhëtim të gjatë, kështu që ne i mbajmë këmbët në tokë, pasi do të kemi një sërë ndeshje dhe atë shumë të afërta, kundërshtarët do të na njohin më mirë, por ne e dimë se mund të themi fjalën tonë”.

Atmosfera në Stadio Olimpico ishte e mrekullueshme, me 16,000 tifozë në një arenë italiane për herë të parë që nga marsi 2020.

“Me njerëzit përreth nesh në tribuna, është një stil krejt tjetër i futbollit. Ata na mbajnë zemrën të ndezur gjatë gjithë ndeshjes”.

Screenshot 10 3

"Tani nga nesër përgatitemi për ndeshjen tjetër", ka thënë Bonucci

Italia është në Grupin A me Turqinë, Zvicrën dhe Uellsin. /Telegrafi