Shumën e investuar në Bonot e Thesarit nga diaspora kosovare vitin e kaluar, e ka konsideruar shumë të ulët organizata Germin. Madje, kjo organizatë që traget ka 10.4 milionë euro u investuan në bonot e thesarit nga diaspora e Kosovës për kohën, sa kjo thirrje ishte e hapur. Por, kjo shumë, sipas organizatës Germin është shumë e ulët, në krahasim me kapitalin real që ka Diaspora.
Lirim Krasniqi, nga kjo organizatë, thotë se Qeveria nuk ka bërë njoftimin e duhur për këto investime dhe se gabimisht i ka investuar këto para.
“Është e rëndësishme që këto projekte të shkojnë për projekte zhvillimore. Në vitin e kaluar Qeveria ka vendosur që mjetet e mbledhura 10.4 milionë të shkojnë për rimëkëmbjen ekonomike”.
”Ne mendojmë që kjo nuk është një nga mënyrat që duhet të shfrytëzojmë mjetet që vijnë nëpërmjet bonove që vijnë nga diaspora, sepse këto projekte duhet të dedikohen për projekte zhvillimore, kapitale të natyrave të ndryshme dhe ky informacion duhet që ti dhurohet diasporës paraprakisht”, ka thënë Lirim Krasniqi për RTV Dukagjini.

Por, Ministri i Financave Hekuran Murati thotë se këto para nuk janë investuar ashtu siç pretendon organizata “Germin”.
Qëllimi i parave të mbledhura nga bonot e thesarit, sipas Muratit, është investimi te prodhuesit vendor, për zgjerimin e kapaciteteve të tyre.
“Të thuhet se mjetet e mbledhura nga bonot e thesarit kanë shkuar për masën e mbështetjes qytetarë është e pavërtete. Ato mjete siç e kemi thënë do të shkojnë për t’i mbështetur prodhuesit për zgjerimin e kapaciteteve të tyre, e cila është masa 2.1, dhe ajo masë është në vijimësi dhe komisioni ka filluar punën dhe është duke i shqyrtuar aplikacionet. Shumë biznese kanë marrë parapëlqimin fillestar dhe disa prej tyre edhe janë aprovuar. Investimet kanë filluar”, është shprehur Hekuran Murati, Ministër i Financave, Punës dhe Transfereve.

Kurse, ekonomisti Naim Huruglica, mundësinë e diasporës për të investuar në bono të thesarit e sheh si mënyrë për të ndihmuar zhvillimin ekonomik të Kosovës.
“Qeveria nuk ka shumë formë për të nxjerrë para, dhe kjo është një ndër format. Diaspora duhet të bindet, që të vije e të investon përmes interesit që ajo nxjerre nga ky investim dhe jo se ata e kanë ndonjë obligim për të dhënë të holla vazhdimisht në Kosovë. Domethënë këto janë të holla të kthyeshme dhe jo të pakthyeshme. Ata duhet ta shohin këtë si një instrument që ia vlen të blihet, me qëllim që do të fitojnë një normë të interesit mbi ato para”.

Qeveria nuk ka shumë formë për të nxjerrë para, dhe kjo është një ndër format. Diaspora duhet të bindet, që të vije e të investon përmes interesit që ajo nxjerre nga ky investim dhe jo se ata e kanë ndonjë obligim për të dhënë të holla vazhdimisht në Kosovë. Domethënë këto janë të holla të kthyeshme dhe jo të pakthyeshme. Ata duhet ta shohin këtë si një instrument që ia vlen të blihet, me qëllim që do të fitojnë një normë të interesit mbi ato para”, është shprehur ai.
Bonot e Thesarit janë letra me vlerë afatshkurtra, të cilat vlejnë më pak se një vit nga data e lëshimit të tyre në treg. /PortaliD/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Wiz Khalifa i pasionuar pas tepihut të punuar nga kompania kosovare ZiuuRugs

Biznesmeni i fuqishëm Samir Mane investon në Hyper Active: Plane për zgjerim në Evropë

Zbuloni rrezet e kursimeve - Konsultime FALAS për panelet solare me Muqa Solar!

GALERIA Shopping Mall dhe Shoqata Humanitare Bereqeti hapin nismën humanitare

Dhuro me zemër për personat me sindromën Down

Viva Fresh, gjiganti i Kosovës që po riformëson ekonominë vendore!

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës