Të ashtuquajturat bomba, të incizuara jo legalisht, që po i publikon opozita do të vazhdojnë që të paraqiten në opinion nga e hëna, zbulon lideri i LSDM-së, Zoran Zaev, në një intervistë për Kirilica, transmeton zhurnal.mk

Zaevi zbuloi nga pres konferencat keqpërdorimet e pushtetit që nuk do të ndalojnë edhe gjatë kohës së bisedimeve që duhet të vazhdojnë të mërkurën në Bruksel, por ata do të janë të vëmendshëm që të mos e pengojnë procesin bisedues.


“Do të kemi kujdes nga ndjeshmëria e audio materialeve. Nuk do të mund të jemi të akuzuar se ne e kemi prishur procesin e negociatave, dhe këtë gjë nuk e duam”.

“Duhet që të nxjerrim në shesh të vërtetën e keqpërdorimeve që i ka kryer pushteti”.

“Do të dëgjojmë edhe biseda përmes të cilave do të bëhet e qartë manipulimi në organizata të ndryshme jo qeveritare, shoqata të qytetarëve, se si janë vendosur njerëzit e parë të Federatës së futbollit të Maqedonisë, rektorët e universiteteve, në fakultete e të ngjashme”.

“Të gjitha materialet janë të përgatitura dhe do t`i thërrasim njerëzit nga sektori jo qeveritar ku do t`i shpërndajmë papka me bisedat e përgjuara”, tha Zaev, transmeton zhurnal.mk

Sipas asaj që tha, bomba më e ndjeshme, si për rastin Monstra nuk do të publikohet gjatë procesit të negociatave dhe as para protestës së Lëvizjës Besa, transmeton zhurnal.mk