Sulmuesi shqiptar u ka treguar edhe njëherë të gjithëve se sa i madh është, transmeton Telegrafi. Ai shënoi dy gola në fitoren e Melbourne Victory në udhëtimin tek Sydney Wanderers, ku mysafirët shënuan fitore të madhe 3-0.

Berisha hapi serinë e golave në minutën e 26-të të ndeshjes pas asistimit nga Ben Khalfallah.


Goli i dytë për Victoryn u shënua nga Thompson ndërsa për golin e tretë të ndeshjes vendosi pikërisht ‘bombarduesi’ jonë Besart Berisha.

Me këta dy gola të shënuar Besarti ka shkuar në kuotën e 11 golave në kampionatin australian, ndërsa shënimet e tij e ndihmuan Melburne Victoryn ta rrëmbejë pozitën e parë në tabelë. /Telegrafi/  

telegrafi sport app