Historiani, Noel Malcolm që e shkroi librin ‘Kosova, një histori e shkurtër’, e cila u botua në vitin 1998, akuzohej se ky libër ishte arsyeja se pse NATO e bombardoi Serbinë.
Por Macolm në një dokumentar të realizuar nga diplomati shqiptar, Mal Berisha, 25 vjet pas botimit të këtij libri, thotë se nuk ndihet fajtor për bombardimet e NATO-s.
“Një libër historie është libër historie. Nuk është një lloj dokumenti politikash për konfliktet. Nuk ndihem fajtor për ato bombardime. Ka pasur simpatizues serb në të ‘90-at që kanë vendosur stikera me paralajmërimin “ky libër inkurajon fushatën e bombardimeve të NATO-s”, Noel Malcolm, autor i librit ‘Kosova, një histori e shkurtër”, ka thënë Malcolm në dokumentar.
Ky dokumentar u shfaq para disa ditësh në bibliotekën Kombëtare të Kosovës ku ishte prezent edhe vet historiani Noel Malcolm.
Historiani Malcolm thotë se sapo mbaroi së shkruari Historinë e Bosnjës, ia dha detyrë vetës të shkruante edhe për Historinë e Kosovës, që iu deshën tre vjet.
“Kam kaluar tre vjet, kam shkuar në shumë arkiva, si në Vatikan, Venecia, Vjenë, Paris etj. Dhe mendoj se është një libër më i plotë dhe më shkencor. Atë libër e kam botuar në vitin 1998, i cili ishte padyshim para luftës në Kosovë. Përsëri, më pëlqen të mendoj se ky kishte një efekt te politikëbërësit perëndimorë kur më në fund shpërtheu lufta në Kosovë, dhe ndoshta dua të them, se ata e kuptuan gjithsesi se kishin bërë gabime të tmerrshme në Bosnjë, në fillim të viteve 1990. Disa nga ato gabime nuk u përsëritën në rastin e Kosovës”, thotë Malcolm
“Unë do të doja të kërkoja një meritë të vogël për heqjen e disa supozimeve të rreme, që mund të kishin kufizuar politikën perëndimore, ose mund ta kishin dërguar atë në një drejtim tjetër. Dhe siç e them, kjo është ajo çfarë u përpoqa të bëja në rastin e Bosnjës”, shton ai.
Malcolm ka thënë se në këtë libër është përpjekur të analizojë se se çfarë është e vërtetë dhe çfarë është e rreme në pretendimet e ndryshme të paraqitura.
“Ka pasur pretendime të ekzagjeruara historikisht edhe nga shqiptarët, dhe kur mendoj se ka ekzagjerime, edhe këtë e them në libër. Kjo është detyra ime si historian. Por është e vërtetë se shumica e pretendimeve të ekzagjeruara kanë ardhur nga historia serbe. Është gjithashtu e vërtetë se shumica e shkrimeve historike vijnë nga Serbia”, shton tutje ai
Ndryshe ky dokumentar është realizuar si shenjë mirënjohjeje për historianin, shkrimtarin, Noel Malcolm, për shkrimin e librit “Kosova, një histori e shkurtër’’, që ndikoj në çështjen e vendit.
Në librin “Kosova një histori e shkurtër’’, autori e paraqet një pasqyrim objektiv të Kosovës gjatë luftës me Serbinë.
Historia e Kosovës që nga periudha e pushtimit romak e deri në ditët e sotme është në fokus të “Kosova: një histori e shkurtër” të historianit anglez Noel Malcolm.
Kjo është edhe vepra që e cilësoi atë si më të mirin e autorëve të huaj në konkursin e albanologjisë.
Dr. Malcolm trajton me objektivitet ngjarjet historike dhe rivlerëson të vërtetën historike të deformuar nga mitet dhe trajtimi tendencioz i historiografisë serbe./Kallxo
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Arrestimi i 16 serbëve në Gjakovë dhe Prizren - gjithçka që dihet për lidhjet e tyre me inteligjencën ushtarake dhe grupet terroriste

Përditësohet sërish lista e çmimeve të barnave – rritet kostoja e disa ilaçeve, të tjerat mbesin të njëjta

“Edhe kësaj radhe triumfuam”, reagon drejtori i policisë në Gjakovë pas kapjes së serbëve

Arrestimi i 16 serbëve, reagon Dioqeza e Rashkës dhe Prizrenit

Dhunohet një grua në Prishtinë – arrestohet i dyshuari

Këta janë katër serbët e arrestuar të kamufluar si “pelegrinë”: Iu gjetën foto të terroristëve të vrarë në Banjskë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Hamasi sulmon Izraelin me "një breshëri raketash"

Egli Tako bën paralajmërim: Nëse nuk shpallem finaliste, do ta lë shtëpinë

Arrestimi i 16 serbëve, reagon Dioqeza e Rashkës dhe Prizrenit

“Edhe kësaj radhe triumfuam”, reagon drejtori i policisë në Gjakovë pas kapjes së serbëve

Barcelona dhe Liverpooli po përgatitin shkëmbimin e madh të yjeve në verë

Vetëvritet një 42-vjeçar në Suharekë, policia jep detaje