Që nga mëngjesi i sotëm askush nuk ka përgjigje nëse Maqedonia ka qeveri funksionale, kush udhëheq me shtetin, kush është komandanti suprem dhe kush ka kompetenca për politikën e jashtme, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Dilema përforcohet akoma më shumë me formulimin në njoftimin e BDI që partia ka vendosur “ti tërheq” ministrat, e jo “të del nga qeveria“, „ta braktis koalicionin “, ose funksionarët “të japin dorëheqje” nga funksionet e deritanishme, e gjithë kjo sepse kjo paraqet një praktikë të re në jetën politike të Maqedonisë për të cilën ligjvënësi nuk ka paraparë zgjidhje.
Sipas Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë, solucioni më i afërt lidhur me këtë që ndodhi mbrëmë është paraparë në nenin 94 në të cilin thuhet që nëse kryetari i Qeverisë propozon shkarkim të më tepër se një të tretës së përbërjes Qeveritare, Kuvendi vendos se si do të veprohet lidhur me zgjedhjen e Qeverisë së re.
Nga 26 resorët ministror në Qeveri, BDI udhëheq me nëntë resorë, që është një e treta e përbërjes qeveritare.
Sipas nenit 90 të Kushtetutës, në raste të këtilla, kryetari i Republikës së Maqedonisë do të duhet në afat prej dhjetë ditësh mandatin për formim të qeverisë t’ia dorëzojë kandidatit të partisë, respektivisht partive që kanë shumicë në Kuvend. Mandatari në afat prej 20 ditësh, Kuvendit i dorëzon program dhe e propozon përbërjen e Qeverisë.
Qeverinë me propozim të mandatarit dhe në bazë të programit e zgjedh Kuvendi me shumicë votash nga numri i përgjithshëm i deputetëve.
Tani për tani mbetet që të presim qartësim nga BDI, nëse bëhet fjalë për tërheqje të ministrave, dalje nga qeveria, braktisja e koalicionit ose dorëheqja e funksionarëve, dhe njoftim për hapat e mëtutjeshme. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Rezultati zgjedhor, analistët paralajmërojnë qeverisje të përkohshme

Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Parashikimi i motit për fundjavë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë