LAJMI I FUNDIT:

Bogoev: Mbretëria e Bashkuar i dhuroi Maqedonisë dronë për të mbështetur luftën kundër kontrabandës

Bogoev: Mbretëria e Bashkuar i dhuroi Maqedonisë dronë për të mbështetur luftën kundër kontrabandës

Dy departamentet kyçe kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, Departamenti i Kontrollit dhe Hetimeve dhe Departamenti i Masave të Posaçme Hetimore, do të forcohen me dronë të siguruar si donacion nga Mbretëria e Bashkuar, të cilat do të operohen nga një ekip special që këtë javë iu nënshtrua trajnimit të organizuar nga ekspertë nga Mbretëria e Bashkuar.

Kjo ka një rëndësi të madhe për rritjen e efikasitetit të institucionit, veprimin parandalues, si dhe sigurimin e provave dhe forcimin e hetimeve që do të çojnë në shtypjen e krimit të organizuar.

“Dukshmëria më e madhe nga ajri është shumë e rëndësishme në përballjen me sfidat me të cilat përballen inspektorët doganorë në zbulimin dhe parandalimin e aktiviteteve të paligjshme.


Metodat e kontrabandës janë duke u përmirësuar vazhdimisht, gjë që kërkon rritje të efikasitetit të dy sektorëve kyç për shtypjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit”, tha Stefan Bogoev.

Dronët lejojnë shikueshmëri më të madhe si gjatë ditës ashtu edhe gjatë natës, si dhe fotografim në distancë me rezolucion të lartë. Kjo është me përfitim të madh gjatë kryerjes së detyrave të veçanta lidhur me zbulimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Analistët komentojnë

Analistët komentojnë "ofertën" e Limajt për Kurtin: Vetfaktorizim apo hapje e lojës politike?

Politikë
Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Lajme
Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Lajme
Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Lajme
Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Siguri
Lushtaku: Nëse Limaj do që të marrë fund politikisht, mund të shkojë në koalicion me Kurtin

Lushtaku: Nëse Limaj do që të marrë fund politikisht, mund të shkojë në koalicion me Kurtin

Politikë
Kalo në kategori