LAJMI I FUNDIT:

Bogoev: Jam i sigurt për një fitore të dyfishtë në zgjedhjet e Frontit Evropian

Bogoev: Jam i sigurt për një fitore të dyfishtë në zgjedhjet e Frontit Evropian

Duke marrë parasysh rezultatet e arritura të Qeverisë së udhëhequr nga LSDM-ja nga viti 2017 e deri më sot, jam i sigurt për një fitore të dyfishtë në zgjedhje, në frontin evropian, thotë në një intervistë për “24Info”, nënkryetari i LSDM-së, Stefan Bogoev, përcjell Telergafi.

“Kemi premtuar rrogë mesatare prej 600 euro, për momentin rroga mesatare është më e lartë se kaq. Pensionin mesatar e kemi rritur me 50%, ndërsa pagën minimale e kemi rritur me 100%. Synimi i LSDM-së është standard më i mirë i jetesës për qytetarët, andaj në kushtet e krizës, në tre vitet e fundit, përmes nëntë paketave të masave kundër krizës, qytetarëve dhe kompanive iu kthyem 2.6 miliardë euro. . Sa për krahasim, Qeveria e udhëhequr nga LSDM-ja me pakon e fundit të masave kundër krizës u ktheu qytetarëve dhe kompanive 662 milionë euro, po aq para shpenzoi edhe qeveria e udhëhequr nga OBRM-PDUKM me projektin “Shkupi 2014” për stiropor. Jam i sigurt se qytetarët e njohin këtë dallim, tha Bogoev.

Nënkryetari thekson se në zgjedhje qytetarët do të vendosin mes dy koncepteve, njëri i udhëhequr nga LSDM-ja që çon në evropianizim dhe i dyti i udhëhequr nga OBRM-PDUKM-ja dhe e majta që çon në izolim.


“Gjatë zgjedhjeve, qytetarët do të duhet të vendosin mes dy koncepteve. Njëra, e udhëhequr nga LSDM-ja, e cila çon në evropianizim dhe tjetra e udhëhequr nga OBRM-PDUKM dhe e majta, që çon në izolim. Mënyra evropiane është përgjigja ndaj sfidave me të cilat përballemi sot. Qasja në fondet evropiane nënkupton mekanizim të ri për fermerët, reforma të thella në gjykata dhe prokurori, investime në modernizimin e spitaleve, rrugëve, shkollave dhe kopshteve. Ky koncept nënkupton paga më të larta, pensione dhe një standard më të mirë jetese. Qëllimi përfundimtar i konceptit të evropianizimit është një jetë dinjitoze dhe normale në Maqedoni, më shumë drejtësi, investime dhe vende pune në vend. Koncepti i izolimit të ofruar nga OBRM-PDUKM dhe e majta qëndron në të kundërtën. Gjykata të mbyllura, media të heshtura, rroga dhe pensione të mjerueshme. OBRM-PDUKM-ja dhe e majta duan të na kthejnë në kohën e regjimit të Gruevskit, ku të rinjtë nxirrnin pasaporta bullgare për t’u larguar nga vendi, ne ishim në grindje me fqinjët tanë dhe të izoluar nga bota. Këtë dallim e njohin edhe qytetarët dhe për këtë jam i sigurt për fitore të dyfishtë në zgjedhjet e Frontit Evropian”, thotë nënkryetari i LSDM-së, Stefan Bogoev, në intervistën e sotme për “24Info”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?

Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?

Politikë
Gjendet një raketahedhës M80 në kufi me Serbinë, policia jep detajet

Gjendet një raketahedhës M80 në kufi me Serbinë, policia jep detajet

Kronika e Zezë
KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore

KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore

Lajme
Bëhen 25 vjet nga vrasja e dhjetë qytetarëve në veri të Mitrovicës –  Kurti i shkruan letër Kaja Kallas

Bëhen 25 vjet nga vrasja e dhjetë qytetarëve në veri të Mitrovicës – Kurti i shkruan letër Kaja Kallas

Lajme
Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”

Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”

Lajme
Shqipëria në luftë kundër pesticideve dhe antibiotikëve në ushqim

Shqipëria në luftë kundër pesticideve dhe antibiotikëve në ushqim

Lajme
Kalo në kategori