LAJMI I FUNDIT:

Boçvarski: Korridoret 8 dhe 10 do të ndërtohen për pesë vjet

Boçvarski: Korridoret 8 dhe 10 do të ndërtohen për pesë vjet

Ndërtimi i autostradës përgjatë Korridorit 8 dhe një pjese të Korridorit 10, por për pesë në vend të 35 viteve, siç theksoi Ministri i Transportit, është i mundur me partnerët që i ka zgjedhur Qeveria, kompania “Behtel” dhe “Enka”, si dhe kompanitë për konsultime dhe mbikëqyrje. Si dëshmi se nuk ka të panjohura në marrëveshje, siç pohon opozita dhe media të caktuara, Ministri Bllagoj Boçvarski dhe Drejtori i Ndërmarrjes Publike Ejup Rustemi, para gazetarëve e treguan dokumentacionin për këto marrëveshje.

Marrëveshjen me konzorciumin amerikano-turk “Behtel dhe Enka” – kompani e dëshmuar për ndërtimin e autostradave në rajon, Qeveria e nënshkroi para pesë ditëve, por dyshimet se bëhet fjalë për “marrëveshje të dyshimtë” vazhdojnë. Me qëllim që t’i zbardhin detajet, Ministri i Transportit Bllagoj Boçvarski dhe Drejtori i Ndërmarrjes Publike “Rrugët Shtetërore” Ejup Rustemi para gazetarëve e hapën dokumentacionin.

“Ajo që për ne është e rëndësishme, si shtet dhe si qeveri, është infrastruktura rrugore, Korridoret 8 dhe 10 sa për shpejt të përfundojnë, me çka Republika e Maqedonisë së Veriut do të jetë shteti qendror në pjesën e kryqëzimit të korridoreve rrugore. Është obligimi dhe detyra jonë t’i ndërtojmë këto korridore rrugore për pese dhe jo për 25 ose 30 vite” – deklaroi Bllagoj Boçvarski.


“Ligji për prokurime publike është respektuar deri në fund, pastaj e kemi nënshkruar marrëveshjen me “Behtel dhe Enka”, ku ajo marrëveshje për ne është historike, presim që Korridorin 8 dhe Korridorin 10 t’i ndërtojmë për 4 vite e 7 muaj”, tha Ejup Rustemi.

Pjesa më kontestuese e gjithë pakos është zgjedhja e kompanisë për mbikëqyrje të ndërtimit, për të cilën opozitarja OBRM-PDUKM pretendon për lidhje kineze dhe ruse.

“Prokuroria Publike të hapë lëndë për zgjedhjen e mbikëqyrësit dhe me kujdes të madh ta ketë parasysh deklaratën e Sekretarit Shtetëror të SHBA-ve Mike Pompeo i cili paralajmëron për korrupsion” – deklaroi Bojan Stojanoski, OBRM-PDUKM.

Ndërtimi i katër akseve të autostradës me gjatësi 120 kilometra pritet të kushtojë 1 miliardë e 300 mijë euro, para nga buxheti i shtetit. Sindikata e punëtorëve të ndërtimit ka reaguar ashpër se në vend të operativës vendase të ndërtimit për marrëveshje të mëdha infrastrukturore angazhohen kompani të huaja, ndërsa kjo shkakton edhe daljen e parave, në periudhë kur gjendja e punëtorëve të ndërtimit në vend është jashtëzakonisht e rëndë./KlanMacedonia/

Në trend Lajme

Më shumë
Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje

Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje

Lajme
Djali i presidentit Trump shpërndan postimin e Grenellit, në të cilin thotë Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në

Djali i presidentit Trump shpërndan postimin e Grenellit, në të cilin thotë Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në

Lajme

"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë zgjidhje praktike, pa kërcënim

Lajme
Mandl: Serbisë nuk i besohet, njohja e Kosovës është e vetmja marrëveshje përfundimtare

Mandl: Serbisë nuk i besohet, njohja e Kosovës është e vetmja marrëveshje përfundimtare

Lajme
Shqiptarja nga Ballshi ishte përballë vrasësit, gjatë ekzekutimit të 10 personave në Suedi

Shqiptarja nga Ballshi ishte përballë vrasësit, gjatë ekzekutimit të 10 personave në Suedi

Lajme
Gjendet i vdekur personi që ishte raportuar i zhdukur në Ferizaj, arrestohet një i dyshuar për vrasjen e tij

Gjendet i vdekur personi që ishte raportuar i zhdukur në Ferizaj, arrestohet një i dyshuar për vrasjen e tij

Kronika e Zezë
Kalo në kategori