Bochumi ka mposhtur Bayern Munichun me rezultat të thellë 4-2 në ndeshjen e vlefshme për javën e 22-të në Bundesliga.

Bavarezët përjetuan një udhëtim të tmerrshëm te Bochumi, i cili ia shkaktoi humbjen më të madhe në vitet e fundit në kampionatin gjerman.


Golat në këtë ndeshje u shënuan nga Christopher Antwi-Adjei (14’), Jurgen Locadia (38’), Cristian Gamboa (40’) dhe Gerrit Holtmann (44’) për vendasit, ndërsa për mysafirët Robert Lewandowski (9’, 75’).

Lojtari më i vlerësuar i takimit ishte sulmuesi polak, Lewandowski, i cili pas dy golave u vlerësuar me notë 8.4.

Në anën tjetër, nota më e ulët e takimit shkoi për Sven Ulreich, që pas katër golave të pranuar u notua me 5.4.

Notat e lojtarëve  

/Telegrafi/  

telegrafi sport app