LAJMI I FUNDIT:

Boban u prit në mënyrë madhështore, lavdëroi punën e bërë nga FFK

Boban u prit në mënyrë madhështore, lavdëroi punën e bërë nga FFK
(Foto: ffk-kosova.com)

Sot (e mërkurë) në vendin tonë për vizitë njëditore ka qëndruar legjenda e futbollit kroat, Zvonimir Boban, që aktualisht mban postin e shefit të futbollit në UEFA. Boban ka pasur ditë të ngjeshur me takime. Ai, fillimisht në shoqëri të presidentit Agim Ademi është pritur nga ministri i sportit, Hajrulla Çeku dhe zëvendësministrja Daulina Osmani.

Në këtë takim Boban u njoftua për programin e Qeverisë së Kosovës për sportin në përgjithësi e në veçanti për infrastrukturën sportive të futbollit. Po ashtu gjatë këtij takimi u diskutua për hapat konkretë për avancimin e mëtejmë të futbollit kosovar në arenën ndërkombëtare.

Më pas shefi i futbollit në UEFA është pritur nga i pari i kryeqytetit, Përparim Rama, ku po ashtu ka mbizotëruar një bisedë mjaft pozitive për zhvillimin e futbollit. Gjatë këtij takimi u diskutuan ide të ndryshme për realizimin e projekteve në përkrahje të futbollit për kryeqytetin dhe jo vetëm, teksa në shenjë mirënjohje për vizitën kryetari i Prishtinës mysafirin e nderoi me figurën simbol të kryeqytetit “Hyjneshën në fron”.


Pas vizitave në institucione Boban u prit në mënyrë madhështore në selinë e FFK-së, nga ish-futbollistë të gjeneratës së rezistencës dhe talente të së ardhmes. Përveç vizitës në ambientet e selisë, ai, pati takim edhe me KE të FFK-së, ku e përgëzoi presidentin Ademi dhe bashkëpunëtorët e tij për progresin e bërë në katër vitet e fundit. Bashkë me KE të FFK-së, legjenda kroate vizitoi edhe Kampin Nacional në Hajvali, ku po ashtu lavdëroi punën dhe përkushtimin e drejtuesve të FFK-së në përmirësimin e infrastrukturës sportive, teksa mbolli edhe një fidan në kopshtin e këtij kampi.

Ndërkaq, në drekën e përbashkët krahas anëtarëve të KE-së ishin edhe yjet e futbollit kosovarë, shumë prej të cilëve ishin përballur në fushën e gjelbër me yllin e Dinamos së Zagrebit. Më pas, Boban bashkë me presidentin Ademi bënë homazhe tek shtatorja e legjendës, Fadil Vokrri dhe mori pjesë në ndeshjen kualifikuese për Euro 2023 të kombëtareve U17, Kosovë – Itali.

Në fund, Boban foli edhe për mediat për vizitën e tij në Kosovë. Ai vlerësoi se Kosova ka bërë punë të madhe në përmirësimin e infrastrukturës në vitet e fundit.

“Jam shumë i impresionuar sa shumë ka ndryshuar Prishtina në këto katër vjet. Njerëzit këtu meritojnë të jetojnë më mirë. Ju uroj të gjithë juve për ndërtimin e kësaj infrastrukture të futbollit. Federata ka bërë punë të madhe. E pashë që e keni edhe mbështetjen e Qeverisë dhe të kryetarit të kryeqytetit. Ju jeni një shtet i ri dhe keni bërë arritje të madhe. Nga pikëpamja e futbollit, ju keni shumë talente, derisa edhe në aspektin e infrastrukturës qëndroni më mirë sepse keni Kampin Nacional, gjë që nuk e ka Kroacia. Asnjëherë nuk është e lehtë t’i krahasosh gjërat, por këtu federata shihet se është duke bërë punë shumë të madhe”, ka theksuar Boban.

Ndërkaq, presidenti Agim Ademi, theksoi se vizita e një personaliteti si Boban është jashtëzakonisht e rëndësishme për futbollin kosovar. Ai tha se ylli i botës, Zvonimir Boban ka ardhur për të parë nga afër situatën në infrastrukturë dhe në përgjithësi zhvillimin e futbollit në Kosovë.

“Gjatë takimeve të sotme kemi diskutuar për përmirësimin e mëtejmë të infrastrukturës, veçmas për ndërtimin e një stadiumi nacional, i cili do të ishte imazh për shtetin tonë, por edhe për ngritjen e mëtejme të kampionatit vendor”, ka theksuar Ademi.

Në trend Sport

Më shumë
Arda Guler e ka bërë të qartë ku dëshiron të transferohet nëse largohet nga Real Madridi

Arda Guler e ka bërë të qartë ku dëshiron të transferohet nëse largohet nga Real Madridi

Ndërkombëtare
Do të ishte historike për afatin kalimtar shkëmbimi që po synojnë Real Madridi dhe Manchester City

Do të ishte historike për afatin kalimtar shkëmbimi që po synojnë Real Madridi dhe Manchester City

Ndërkombëtare
Të gjithë e panë festën e egër të Rudigerit kundër Atletico Madridit, por a e patë çfarë bëri Valverde?

Të gjithë e panë festën e egër të Rudigerit kundër Atletico Madridit, por a e patë çfarë bëri Valverde?

Liga e Kampionëve
Gjyqtari Marciniak thyen heshtjen, tregon se si erdhi deri te anulimi i penalltisë së Julian Alvarez

Gjyqtari Marciniak thyen heshtjen, tregon se si erdhi deri te anulimi i penalltisë së Julian Alvarez

Liga e Kampionëve
Foda publikon listën e Kosovës për dy ndeshje e marsit - tri prurje të reja

Foda publikon listën e Kosovës për dy ndeshje e marsit - tri prurje të reja

Përfaqësuesja e Kosovës
Shkëlqeu në përballjet ndaj tyre, Liverpooli përgatit 100 milionë euro për yllin e PSG-së

Shkëlqeu në përballjet ndaj tyre, Liverpooli përgatit 100 milionë euro për yllin e PSG-së

Premier League
Kalo në kategori