Boateng tregon se si i shpenzoi gjithë paratë për dy vite

Ish-ylli i Tottenhamit dhe Milanit, Kevin-Prince Boateng, ka zbuluar se si i shpenzoi gjithë paratë duke festuar në diskoteka me ‘shokë’, por tani është penduar dhe ka ndryshuar.
Ganezi i cili tani është pjesë e Las Plmas në një intervistë për Marca ka folur për vështirësitë që e kanë ndjekur në vitet e fundit.
"Në dy vite kam shpenzuar gjithë paratë në vetura, jahte, këpucë, diskoteka, restorante dhe me shokë që në realitet nuk ishin të tillë”.
"Për një djalosh si unë i cili është rritur në një lagje të varfër dhe pa para, kjo ishte e rrezikshme".
“Jam penduar në shumë gjëra. Në jetën time kam festuar shumë. Në futboll gjërat ndryshojnë shumë dhe fatmirësisht tani njerëzit flasim për mua vetëm në aspektin sportiv”.
“Në jetë është e rëndësishme të njohësh gabimet. Fal tyre dhe asaj që jam ndoshta tani jam më i mençur”.
“Mendja ime më parë shkonte në gjëra të parëndësishme, por kam vendosur të ndryshoj mentalitetin tim”, ka thënë Boateng.
Në këtë sezon Boateng ka shënuar pesë gola për klubin spanjoll. /Telegrafi/













































