LAJMI I FUNDIT:

BNJVL do të zgjedhë udhëheqësi të re

BNJVL do të zgjedhë udhëheqësi të re

Seanca konstitutive e Kuvendit të përgjithshëm të Bashkësisë së Njësive të Vetëqeverisjes Lokale-BNJVL sot do të mbahet në Shkup. Sipas Statutit të BNJVL-së Kuvendi i përgjithshëm konvokohet në afat prej tre muajsh pas zgjedhjeve lokale.

Kuvendi i përgjithshëm është trupi më i lartë i Bashkësisë dhe zgjedhë anëtarë të Këshillit Drejtues, i cili do të mbajë seancë të shkurtër në të cilën do të zgjedhë kryetar të Këshillit Drejtues, i cili njëherësh është edhe kryetar i BNJVL-së, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Kuvendin e përgjithshëm të BNJVL-së e përbëjnë gjithsej 90 delegatë, ndërsa çdo delegat ka të drejtën e një vote. Kryetarët e komunave sipas funksionit janë delegatë të Kuvendit të përgjithshëm, ndërsa kryetarët e këshillave komunal janë zëvendës të tyre.


Delegatë të Kuvendit të përgjithshëm janë edhe edhe nëntë anëtarë nga radhët e anëtarëve të Komitetit të këshillave pranë BNJVL-së. Në BNJVL janë të anëtarësuar të gjithë 80 komunat në shtet dhe Qyteti i Shkupit, si njësi e posaçme e pushtetit lokal.

Në rast të pengesës së delegatit, gjegjësisht zëvendësi i delegatit të marrë pjesë në seancën e Kuvendit të përgjithshëm delegati mund të autorizojë një anëtar të Këshillit të komunës që ta zëvendësojë në seancë, me të gjitha detyrat dhe të drejtat e një delegati. Ky autorizim konfirmohet në formë të shkruar./Telegrafi/