BMW paralajmëron: Mos parko automjetin në ambiente të mbyllura!

BMW ka nisur një thirrje globale për tërheqjen nga tregu të qindra mijëra automjete, për shkak të një defekti në motorin e nisjes (anlaser), i cili në rastin më të keq mund të shkaktojë zjarr në veturë.
Në Gjermani janë prekur rreth 136,500 automjete, ndërsa në SHBA 195 mijë.
Modelet e prekura janë prodhuar nga shtatori 2015 deri në shtator 2021, dhe përfshijnë edhe automjete në Azi e në vende të tjera evropiane.
BMW ka bërë të ditur se uji mund të depërtojë në motorin e nisjes, duke shkaktuar korrozion, gjë që mund të pengojë ndezjen e veturës, të shkaktojë shkurtim rryme, ose nxehtësi të tepruar lokale.
Në skenarin më të keq, kjo mund të çojë edhe në zjarr, madje edhe kur makina është e parkuar.
Kompania këshillon që automjetet e prekura të parkohen jashtë dhe larg ndërtesave, derisa të kryhen riparimet.
Modelet që po tërhiqen në SHBA përfshijnë:
BMW Z4 (2019–2022)
BMW 330i (2019–2021)
BMW X3 (2020–2022)
BMW X4 (2020–2022)
BMW 530i (2020–2022)
BMW 430i standard dhe kabriolet (2021–2022)
BMW 230i (2022)
Toyota Supra (2020–2022) /Telegrafi/



















































