BMW dëshiron të ndërtojë vetëm vetura elektrikë në fabrikën e saj në Mynih në katër vjet. Grupi bavarez po investon disa qindra milionë euro në mënyrë që fabrika të mund të konvertohet pa ndërprerjen e prodhimit.
BMW ka vendosur ta konvertojë plotësisht fabrikën e saj kryesore në Mynih në fabrikë për prodhimin e automjeteve elektrike. “Ne po investojmë 650 milionë euro këtu dhe për këtë arsye do të prodhojmë ekskluzivisht automjete plotësisht elektrike në fabrikën tonë kryesore nga fundi i vitit 2027,” tha anëtari i Bordit të Prodhimit, Milan Nedeljkovic. Ky do të shënojë fundin e epokës së automjeteve me motorë me djegie, 75 vjet pas prezantimit të BMW 501.
Aktualisht, çdo ditë nga linja e prodhimit të Mynihut largohen pothuajse 1000 automjete, duke përfshirë BMW Serinë 3 dhe i4 tërësisht elektrike, të gjitha në të njëjtën linjë prodhimi. Prodhimi i automjeteve në platformën e re elektrike të Klasit të Ri në fabrikën kryesore është planifikuar të fillojë në vitin 2026. Një vit më vonë, fabrika do të jetë fabrika e parë e BMW, që do të kalojë plotësisht nga motorët me djegie në automjetet me bateri (BEV).
Konvertimi pa e ndërprerë prodhimin
Investimi prej 650 milionë eurosh do të shpenzohet për ndërtimin e një fabrike të re të montimit të automobilëve, që do të përfshijë hapësira logjistike dhe ndërtimin e një karrocerie të re. Për të krijuar hapësirën e nevojshme në uzinën qendrore të Mynihut, prodhimi i motorëve u zhvendos në Hams-Hall (Angli) dhe Steyr (Austri). 1200 punonjës këmbyen vendet e punës ose u transferuan. Sipas kompanisë, riorganizimi po bëhet pa e ndërprerë prodhimin.
Sipas Nedeljkovicit, BMW nxori në treg gjashtë modele të reja tërësisht elektrike vetëm vitin e kaluar. Kështu dëshiron të “formsojë të ardhmen” Grupi BMW, deklaroi anëtari i Bordit Drejtues të BMW. Vetëm dje, Grupi raportoi një rritje të konsiderueshme të kërkesës për vetura elektrike: BMW u dorëzoi klientëve 330.596 automjete elektrike në vitin 2023, një rritje prej 92.2 për qind krahasuar me vitin e kaluar. Vetëm në tremujorin e katërt, kjo shifër ishte 113.458.
500.000 automjete elektrike do të dorëzohen në vitin 2024
Automjetet elektrike përbënin 15% të shitjeve totale të BMW-së në vitin 2023 dhe parashikohet të rriten në një të pestën këtë vit. “Ne vazhdojmë të kemi kërkesa të larta për produktet tona plotësisht elektrike,” shpjegoi Jochen Goller, anëtar i Bordit Drejtues të BMW. Grupi BMW synon të shesë më shumë se gjysmë milioni automjete plotësisht elektrike deri në vitin 2024. Megjithatë, BMW nuk ka caktuar një datë fikse për braktisjen graduale të motorëve me djegie, siç ndodh te Audi apo Mercedesi, për shembull. Motorët me djegie do të prodhohen “për aq kohë sa ka nevojë për to”, ka thënë në disa raste Drejtori Ekzekutiv i Grupit, Oliver Zipse, i cili ka kritikuar BE për braktisjen e imponuar politikisht të motorëve me djegie nga viti 2035.
Në të ardhmen, motorët me benzinë dhe naftë për modelet e BMW-së do të vijnë nga fabrikat në Mbretërinë e Bashkuar dhe Austri. Në tregje të tjera, si në SHBA apo Kinë, motorët do të prodhohen në vend.
Investuesit reaguan me kujdes në bursë, ku çmimi i aksionit për BMW ra lehtë pak pas njoftimit. Ai ra minimalisht me 0.3 për qind, në 100.48 euro. /DW/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëJaponezët në gjurmët e një baterie të re për veturat elektrike
Sa mund të ecë makina më e ngadaltë në botë?
Vetura me katërmijë kuajfuqi - u nis shpejt, nuk arriti si duhet te caku (Video)
Një tjetër klasik i automobilave po del në pension
Tesla zgjeron zbritjet e çmimeve në tregjet e saj në Evropë, Singapor dhe Izrael
Toyota nuk ka publikuar rezultatet e plota të shitjeve për 2024, por tashmë ka një arsye për të festuar
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
"E ka mësuar dhoma e rrëfimit çfarë të bëjë", Gresa godet produksionin e BBVK?
A po keqpërdorën punëtorët e Bangladeshit nga kompanitë në Kosovë?
“Ti je si qen i vogël”, përplasje e ashpër mes Xuxit dhe Drilonit
Vogëlushi shqiptar që kaloi sigurimin në "Santiago Bernabeu" dhe mori përqafimin dhe fanellën e Kylian Mbappe
Balje: Nuk e votoj Kurtin e asnjë qeveri pa u plotësuar kushtet e boshnjakëve
Haradinaj i ashpër me Gërvallën: Një bandite ordinere që s’e di çfarë flet