Kur flasim për veshjet e duhura për çdo sezon, kjo listë nuk mund të kalojë pa bluzën bazë me mëngë të shkurtra. Ndërsa zakonisht zgjedhim modele, këtë vit një prerje ndryshe është trend i madh, që mund të jetë zëvendësimi i përsosur për modelin klasik të gjerë

Njihuni me - baby tee. Ky model bluzeje ishte i popullarizuar në vitet ‘90 dhe 2000-ta, ndërsa tani është rikthyer si një nga prerjet më të preferuara. Baby tee bluzet janë të ngushta, të shkurtra dhe përgjithësisht shumë të ëmbla dhe sot i gjejmë në versione të ndryshme.


Ky model u rikthye në qendër të vëmendjes vitin e kaluar, në kuadër të lëvizjes “brat girl summer”, dhe duket se do t’i veshim edhe këtë sezon.

Siç shkroi Vogue, kjo prerje argëtuese erdhi si përgjigje ndaj viteve të popullaritetit të “luksit të qetë”, pra prerjeve të gjëra androgjene në ngjyra neutrale. Shumë bluza të tilla të markës së njohur Ruby Loot, që i shohim në rrjetet sociale, zbukurohen me mbishkrime argëtuese si “Eyes up” ose, ai që u bë me të vërtetë viral, “Too old for DiCaprio”, transmeton Telegrafi.

Këtë trend tashmë e kanë përqafuar Kendall Jenner, Bella Hadid dhe Hailey Bieber, tre nga trendseteret kryesore të gjeneratës së re. Modelja Bella Hadid ka zgjedhur një model pak më të gjatë, që nuk e zbulon kërthizën, dhe duket fenomenale me pantallona me bel të ulët.

Pikërisht një model i tillë na pëlqen - një baby tee pak më e gjatë, që ruan prerjen lozonjare, pa u dukur tepër fëmijërore. Këto modele duken për mrekulli me funde midi, xhinse, por sidomos me bermuda dhe pantallona capri që janë shumë të pëlqyera.

Këtij trendi iu bashkuan shpejt edhe markat luksoze, ndaj Balenciaga prezantoi një bluzë rozë me mbishkrimin “Ciao Bella”. Çmimi? Gati 600 euro. /Telegrafi/