Deputeti Ben Blushi, ka hedhur kritika të ashpra ndaj PS-së lidhur me rastin e kryebashkiakut të Kavajës, Elvis Rroshi. Blushi e ka cilësuar si të papranueshme protestën e zhvilluar në këtë qytet në mbrojtje të Rroshit, i cili dha dorëheqjen për shkak të një dënimi në Itali.
“Kryetari i bashkisë ikën për shkak të ligjit sepse ka përdhunuar, partia del në protestë dhe e mbron. Ky është dëmi më i madh që Rilindja i ka bërë Shqipërisë. Vetëm në Shqipëri ndodh që nga burgu ti vjen në detyrë publike. Rilindja është kthyer në vëllazërinë e vesit. Nuk do të doja të isha socialist nëse të jesh socialist do të thotë të mbrosh krimin”, ka thënë Blushi.
Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri i është përgjigjur akuzave të Blushit, duke i cilësuar ato si të papranueshme. “I fundit nga i cili do të doja të dëgjoja akuza të tilla është Blushi. Të thuash se nuk jam socialist sepse kjo do të thotë të mbrosh kriminelët, unë ndihem i fyer. Edhe sipas meje, ti nuk je më socialist”, ka thënë Tahiri.
Sikurse dhe herë të tjera, Tahiri ka thënë se kjo qeveri është e para që ka shënuar një qasje të re ndaj shtetit ligjor. “Nuk ka pasur kurrë më parë një qasje me shtetin ligjor si kjo që është sot. Ky Parlament është ngritur pas vitit 2013-s nga një rrënojë morale”, ka vijuar Tahiri.
Duke iu referuar rastit të kryebashkiakut të Kavajës, ministri ka shtuar se, “këtu ndahemi kur përballë kemi fakte të pakundërshtueshme, sikurse ndodhi me Rroshin”.
Por Blushi nuk ka qëndruar pa iu përgjigjur ish-kolegut të tij. “Nuk mund të më tregosh ti mua që jam apo nuk jam socialist. Ti nuk mbrojte PS, por Rilindjen e falimentuar. Kush ka përdhunuar? Unë apo kreu i Bashkisë së Kavajës?! Nuk mund të jem socialist nëse të jesh socialist do të thotë të mos mbrosh interesin publik. Unë nuk mund të jem socialist si Kokëdhima, Ndoka apo Rroshi”, ka thënë Blushi.
Edhe ministri i Financave, Arben Ahmetaj i është përgjigjur ish-kolegut të tij socialist, duke i bërë thirrje të distancohet nga “hedhja e baltës”, e ngjashme sipas tij me atë të opozitës.
“Vesi i vetëm që ka PS është ndryshimi i vendit. Mos e shkelmo vesin e ndryshimit të të bërit reformë. Një socialist nuk flet me gjuhën e Lulit dhe të Saliut. Mos hidhni baltë mbi partinë që ndryshon Shqipërinë sepse do të bëheni si dy pika uji me partinë që vetëm hedh baltë”, i është drejtuar Ahmetaj Blushit.
Kryetari i PBDNJ-së, Vangjel Dule është përfshirë në debatin parlamentar në qendër të të cilit ka qenë Blushi dhe akuzat e tij ndaj PS për mbrojtjen e ish-kryebashkiakut të Kavajës. “Blushi ka mbetur socialist dhe nuk pranoi të bëhej rilindas alla Rama”, ka deklaruar Dule, duke mbështetur akuzat e Blushit se, qeveria ka dështuar në programin e saj.
“Kjo qeveri nuk ka asnjë lidhje me programin qeveritar të prezantuar dhe ka falimentuar. Po fyeni qytetarët dhe momenti i dështimit politik ka ardhur. Nuk mund të jetë më Sali Berisha shpëtimi nga dështimi juaj. Duhet t’i drejtoheni me sinqeritet qytetarit, nuk është turp të pranoni dështimin. Jeni drejt humnerës së dështimit dhe nuk ka më alibi politike me Berishën”, ka thënë Dule. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Në rastin "Kobra", babai i viktimës: Më ka ik fëmija në moshën më të mirë, arma nuk përdoret tek vëllezërit
Dërguti tha se grupi i Osmanit në Guxo është në bisedime për rikthimin në LDK, Meta: Absolutisht e pavërtetë
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme
Peci me akuza për PDK-në dhe LDK-në: A e dini se në vitin 2017, Ministria e Bujqësisë kishte paditur Fahrie Hotin, duke i kërkuar kthimin e mbi 17 mijë euro
Tiranë, publikohen pamje të reja nga ekzekutimi i 28-vjeçarit
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje