Artistët e njohur shqiptarë, Blunt dhe Real, kanë prezantuar së fundmi projektin e ri muzikor.

“Nuk du” mban titullin kënga, të cilën e kanë kompletuar edhe nga ana vizuale.


Teksti është shkruar nga vet reperët, kurse për ‘beat’-in dhe në instrumental është kujdesur Bujaa Beats.

Dj Blunt Foto: Screenshot/YouTube

Producimi ndërkaq duhet theksuar se u realizua nga kompozitori i njohur, Florent Boshnjaku.

Videoja i është besuar produksionit Smartmotion Films.

dj blunt 1 Foto: Screenshot/YouTube

Këngën tanimë të plotë mund ta gjeni në platformën YouTube, në kanalin e Blunt dhe Real.

Të njëjtit viteve të fundit kanë qenë më të tërhequr nga muzika e koncertet. /Telegrafi/