LAJMI I FUNDIT:

Bloom: “Goditje e vendosur” është shembull i fortë se si forcat e Maqedonisë së Veriut janë të përgatitura të bëhen forca të NATO-s

Bloom: “Goditje e vendosur” është shembull i fortë se si forcat e Maqedonisë së Veriut janë të përgatitura të bëhen forca të NATO-s

Michaela Schwarzer-Bloom, ambasadorja e SHBA-ve, në ditën e mysafirëve të lartë në stërvitjen “Goditje e vendosur” tha se prezantimet e sotme tregojnë forcën e jashtëzakonshme të ushtrive tona të përbashkëta dhe të NATO-s, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Kjo është vërtet mbresëlënëse. Ajo që kemi parë sot është vetëm një prezantim i vogël i trajnimeve komplekse që po zhvillohen në javët e fundit, të cilat do të vazhdojnë muajin e ardhshëm. Ushtrimet si kjo konfirmojnë se ushtritë tona mund të komunikojnë dhe të punojnë së bashku. Më parë këtë muaj në Normandinë presidenti Trump tha se Aleanca jonë u kontrollua në betejë, u testua në luftë dhe u tregua në paq. Ushtrimet si kjo forcojnë lidhjen tonë të fortë dhe të gjithë neve na bëjnë më të sigurt, tha Bloom.

“Godiitja e vendosur”, thotë ajo, është një shembull i fuqishëm se si forcat e Republikës së Maqedonisë së Veriut po përgatiten të jenë forca e NATO-s. Të gatshëm për të punuar me forcat Aleate të NATO-s për zgjidhjen e kërcënimeve të sl ardhmes.


Kjo është gjithashtu dëshmi se Republika e Maqedonisë së Veriut vetëm se jep fryte për Aleancën. Ushtarët tonë amerikan shumë e vlerësojnë këtë mundësi që të punojnë së bashku me kolegët e tyre nga Republika e Maqedonisë së Veriut dhe aleatëve tjerë. Dhe ne ju falënderojmë për organizimin dhe planifikimin e këtij trajnimi”, tha ambasadorja./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Lajme
Gjykata e kthen në punë Ridvan Berishën, e detyron RTK-në t’ia paguajë mbi 28 mijë euro

Gjykata e kthen në punë Ridvan Berishën, e detyron RTK-në t’ia paguajë mbi 28 mijë euro

Drejtësi
Qindra mijëra euro, apartament dhe garazh, konfiskohen pasuritë e Alda Klosit dhe ish-bashkëshortit

Qindra mijëra euro, apartament dhe garazh, konfiskohen pasuritë e Alda Klosit dhe ish-bashkëshortit

Lajme
Ish-atashehu i FSK-së: Vuçiq po rrezikon Kosovën e Bosnjën, ndërkombëtarët të mos kenë vetëm këshilla

Ish-atashehu i FSK-së: Vuçiq po rrezikon Kosovën e Bosnjën, ndërkombëtarët të mos kenë vetëm këshilla

Siguri
Blakaj: Serbia po toleron kriminelët e luftës, kjo mund t’i kthehet si bumerang

Blakaj: Serbia po toleron kriminelët e luftës, kjo mund t’i kthehet si bumerang

Lajme
Të gjitha vendimet që u morën në mbledhjen e Qeverisë

Të gjitha vendimet që u morën në mbledhjen e Qeverisë

Lajme
Kalo në kategori