Policia e Kosovës ka bërë të ditur për KosovaPress se në aksident janë përfshirë dy vetura dhe një kamion.

Po ashtu bëhet me dije se pas ekzaminimit të vendit të ngjarjes nga ana e hetuesve të njësisë së trafikut, rruga do të jetë e kalueshme.


“Edhe nja 8 minuta lirohet rruga”, thanë për KosovaPress nga Zyra për informim e Policisë së Kosovës.