Vendimmarrja në Kuvendin e Kosovës vazhdon të jetë problematike si pasojë e mungesës së kuorumit, thonë përfaqësuesit e Institutit Demokratik të Kosovës që bëjnë monitorimin e punës së këtij institucioni.
Kuvendi i Kosovës ka dështuar për të gjashtën herë radhazi të votojë Projektligjin për rimëkëmbje ekonomike COVID-19.
Ky projektligj, u paraqit para deputetëve të Kuvendit të Kosovës, në seancën e së enjtes, por nuk mori mbështetjen e duhur.
Projektligji për rimëkëmbje ekonomike, më 22 korrik u miratua në Qeverinë e Kosovës. Ky projektligj kap vlerën e 385 milionë eurove.
Agnesa Haxhiu, hulumtuese e politikave në Institutin Demokratik të Kosovës, që monitoron punën e kuvendit, thotë për Radion Evropa e Lirë, se mosmarrëveshjet politike kanë qenë pengesë e funksionimit të mirëfilltë të Kuvendit për vite me radhë.
Ajo thotë se tash pengesa të mëdha vihen në pah kur Kuvendi do të duhej të adresonte krizën shëndetësore e ekonomike të shkaktuar nga pandemia.
“Dështimi për të gjashtën herë për të miratuar në parim Projektligjin për Rimëkëmbje ekonomike edhe njëherë shpërfaqi brishtësinë e shumicës parlamentare mbi të cilën është ndërtuar Qeveria Hoti. Në fakt, po përsëritet e njëjta situatë sikurse në legjislaturën e 6-të kur shumica e atëhershme parlamentare e kishte humbur de facto shumicën në Kuvend dhe nuk arrinte të shtynte përpara as çështjet që kërkojnë shumicë të thjeshtë, duke e bllokuar kështu punën e Kuvendit”, u shpreh Haxhiu.
Emir Abrashi, hulumtues i politikave publike në organizatën Demokraci Plus, thotë për Radion Evropa e Lirë, se është jonormale për një qeveri të vazhdojë të funksionojë nëse nuk e ka shumicën në Kuvend për të kaluar ligjet.
“Nuk është e ndershme karshi qytetarëve edhe nuk guxon të vazhdojë kjo retorikë e qeverisë. Ose duhet të ulesh të punosh me opozitën ose duhet të bësh një ndryshim të koalicionit ose duhet që t’i drejtohesh sovranit dhe ta kthesh te qytetari zgjedhjen”, tha Abrashi.
Abrashi thekson se nëse qeveria, nuk arrin të sigurojë votat e mjaftueshme në Kuvend, shumica në Kuvend duhet t’i pranojë kërkesat e opozitës.
“Do të ishte mirë që të shqyrtohet mundësia e zgjerimit të koalicionit,i cili veç është duke u shqyrtuar, ose te shkohet në zgjedhje për shkak se një qeveri e cila nuk arrin të kalojë ligje mund të qëndrojë në pushtet mirëpo, do të jetë një qeveri pa rezultate dhe do të jetë një qeveri e dështuar”, tha Abrashi.
Haxhiu deklaron se nëse qeverisë i mungojnë votat, ajo nuk do të mund ta jetësojë programin e saj qeverisës në tërësi.
“Ashtu siç po dëshmohet në seancat e fundit, ka vazhdimisht probleme me sigurimin e votave të nevojshme për të shtyrë çështjet përpara”, tha Haxhiu.
Në Institutin Demokratik të Kosovës, thonë është obligim i të gjithë deputetëve që të marrin pjesë në punimet e Kuvendit dhe të shprehin qëndrimet e tyre përmes votës aq më tepër kur janë në pyetje projektligjet e rëndësishëm.
Besmir Baliu, qytetar i Prishtinës me profesion jurist, thotë për Radion Evropa e Lirë, se është e pakuptueshme se pse deputetët nuk miratojnë ligjet të cilat janë interes të qytetareve.
“Interesat politike të caktuar të cilat i kanë, po mundohen t’i shfrytëzojnë në maksimum. Kështu që unë mendoj se interesat dhe vullneti politik mungon”, tha Baliu.
Ngjashëm mendon edhe Jeton Terrnava.
“Ajo që po shihet është se ata aty, po rrinë për interesa të tyre për politika ditore, kurse, ekonomia e vendit po dëmtohet e po shkon poshtë, njëjtë si qytetaret”, u shpreh Ternava.
Kuvendi i Kosovës veç dështimit në miratimin e ligjeve, nuk ka arritur disa herë që të ratifikojë disa marrëveshje ndërkombëtare financiare, për shkak të mungesës së kuorumit.
Në legjislaturën aktuale që nga formimi i saj janë miratuar vetëm 10 ligje, kurse në procedurë të shqyrtimit janë 26 nga 141 sa janë gjithsej.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit – shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

Abdixhiku i prerë: LVV-ja edhe mbretëri me na dhënë s’bëjmë koalicion me ta

Dosja – E dashura e Safet Bajrit arrestohet në lidhje me vrasjen e Fatbardh Licit

Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit - shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

Abdixhiku, Hamzës e Haradinajt: I takon Kurtit ta nis procesin, kot takohemi, kot flasim

Abdixhiku i prerë: LVV-ja edhe mbretëri me na dhënë s’bëjmë koalicion me ta

Abdixhiku: Arben Gashi e Paris Guri do të jenë deputetë të ardhshëm

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës