Komuna e Prishtinës në muajin prill kishte kërkuar nga Ministria e Financave që të mos bllokojë dhe urgjentisht të bëjë bartjen e të hyrave vetanake të Prishtinës dhe të komunave, në pajtim me Kushtetutën dhe legjislacionin përkatës për vetëqeverisje lokale.
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka thënë se janë 28.8 milionë euro të parapara për 172 projekte kapitale të Kryeqytetit për këtë vit të cilat Qeveria po ua bllokon.
Ai gjatë emisionit Debat Plus, ka thënë se është duke u vërejtur një bojkotim apo sabotim nga ana e Qeverisë së kryeministrit Albin Kurti.
Sipas tij, Ministria e Financave ka luajtur me një ligj dhe po përpiqet të ndalojë 28.8 milionë euro.
“Unë vazhdoj me thënë edhe dua të besoj që jo, por normal që po vërehet, tash veç kjo tendencat e 28.8 milionëve të cilat janë para vetanake të kryeqytetit me u ndal mosardhja e tyre, kemi hyrë në maj, ne i kemi 172 projekte të ndërlidhura me pikërisht këto fonde, dhe ne jemi akoma duke i lutur me i bë ato bartje, ndërsa Ministria e Financave kanë luajtur aty me një ligj, edhe mundohen me i ndalë 28.8 milionë. Po shpresoj që është një gabim teknik edhe kanë për t’i lejuar këto edhe ne vazhdojmë punën”, ka deklaruar ai.
Ai i ka bërë thirrje Qeverisë që të mos i politizojë gjërat kur janë në pyetje projektet kapitale.
Po ashtu, ai ka kërkuar bashkëpunim edhe nga Ministria e Financave, pasi sipas tij, Komuna e Prishtinës ka shumë bashkëpunime dhe projekte të përbashkëta me ministritë tjera.
“Nuk ka arsye për askënd me i politizuar këto gjëra, nuk duhet me i politizua projektet e kryeqytetit. Pra duhet që së bashku niveli lokal, niveli qendror të punojmë së bashku për të mirën e këtij vendi. Pa marrë parasysh partive politike apo egove të politikanëve e të tjera. Përkundër faktit që unë jam këtu për kryeqytetin, për qytetarët e Prishtinës, dhe po kemi këso probleme që nuk ishte dashur t’i kemi. Edhe po them edhe një herë që po iu lutem Ministrisë së Financave sepse kemi bashkëpunim me shumë ministri tjera e projekte të përbashkëta. Mirëpo po them mos ta bojkotojmë apo sabotojmë procesin e zhvillimit te kryeqytetit”, ka deklaruar tutje Rama në RTV Dukagjini.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Aksident me fatalitet në Bresje të Fushë-Kosovës, mbyllet përkohësisht rruga Prishtinë-Pejë

A po shuhet përfundimisht dialogu Kosovë-Serbi? - Analistët në Beograd: Kosova s’është më temë

Moti gjatë javës së ardhshme, një front i ftohtë nga veriu i kontinentit pritet të depërtojë në Kosovë

Vrasja te "4 llullat" në Prishtinë - i dyshuari që gjendet në arrati i shkruan letër policisë

Detaje nga hetimi i motrave Nikolli, zbulohet çfarë sekuestroi SPAK

Rama prezanton modelin e pasaportës shqiptare evropiane

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

A po shuhet përfundimisht dialogu Kosovë-Serbi? - Analistët në Beograd: Kosova s’është më temë

Aksident me fatalitet në Bresje të Fushë-Kosovës, mbyllet përkohësisht rruga Prishtinë-Pejë

Bota ngritet kundër Elon Muskut, 200 protesta në ditë kundër pronarit të Teslas

Goditeni nga rryma sa herë që prekni diçka? Ekspertët zbulojnë pse ndodh kjo dhe si të parandaloni

Prindërit e Gjestit thonë dy fjalë për Egli Takon, i kërkojnë falje familjarëve të saj

Bournemouth vendos çmimin për Antoine Semenyo – kërkohet nga tre klube të mëdha angleze