LAJMI I FUNDIT:

Blinken thotë se Izraeli ka rënë dakord për kushtet e tërheqjes ushtarake nga Gaza

Blinken thotë se Izraeli ka rënë dakord për kushtet e tërheqjes ushtarake nga Gaza

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken tha të martën se pavarësisht komenteve të raportuara nga kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, Izraeli ka rënë dakord për tërheqjen e forcave ushtarake (IFD) nga Gaza, të cilat janë paraqitur në propozimin e fundit të ndërmjetësuesve për t’iu afruar një marrëveshjeje armëpushimi me Hamasin.

“Marrëveshja është shumë e qartë për orarin dhe vendndodhjet e tërheqjes së IDF nga Gaza. Izraeli ka rënë dakord për këtë”, tha Blinken përpara gazetarëve para se të largohej nga Katari, raporton cnn.

Blinken iu përgjigj raportimeve të mediave izraelite se Netanyahu i tha një grupi familjesh të viktimave dhe pengjeve se ai i përcolli Blinkenit se Izraeli nuk do të largohet nga korridori i “Philadelphi” përgjatë kufirit Egjipt-Gaza dhe korridori Netzarim, i cili përgjysmon Gazën, “pavarësisht nga presioni për ta bërë këtë”.


Ato janë “asete strategjike ushtarake dhe politike”, shtoi Netanyahu, sipas raportimeve.

Blinken dhe zyrtarë të tjerë amerikanë kanë refuzuar të detajojnë propozimin që SHBA-ja paraqiti javën e kaluar.

Marrëveshja e armëpushimit është e strukturuar në tre faza dhe përfundimisht do të përfshijë tërheqjen e plotë të IDF nga Gaza. Por, zyrtarët izraelitë kanë këmbëngulur vazhdimisht se duhet gjetur një zgjidhje për të kontrolluar më mirë kufirin Egjipt-Gazë, i cili është përdorur prej kohësh për kontrabandë.

Vendndodhja e trupave në korridorin e “Philadelphi” dhe pyetja nëse palestinezët do të jenë në gjendje të kthehen në shtëpitë e tyre në veri kanë qenë dy nga pengesat më të mëdha në negociatat e armëpushimit.

Hamasi ka këmbëngulur që IDF të tërhiqet plotësisht nga Gaza dhe se qytetarët duhet të lejohen të kthehen në shtëpi.

Ndryshe, më 9 gusht u raportua se deri më tani janë vrarë 40 mijë palestinezë dhe 1,478 izraelitë në luftën Izrael-Hamas, duke përfshirë 113 gazetarë (108 palestinezë, 2 izraelitë dhe 3 libanezë) dhe mbi 224 punonjës të ndihmave humanitare, përfshirë punonjës të UNRWA. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Franca i ofron mburojë bërthamore Evropës - aeroplanët luftarakë mund të vendosen në Gjermani

Franca i ofron mburojë bërthamore Evropës - aeroplanët luftarakë mund të vendosen në Gjermani

Botë
Çfarë mineralesh ka Ukraina të cilat Trumpi po i do kaq shumë?

Çfarë mineralesh ka Ukraina të cilat Trumpi po i do kaq shumë?

Botë
Pamjet e Elon Musk duke ‘braktisur’ djalin e tij 4-vjeçar bëhen virale, por gjërat nuk janë ashtu siç duken

Pamjet e Elon Musk duke ‘braktisur’ djalin e tij 4-vjeçar bëhen virale, por gjërat nuk janë ashtu siç duken

Amerika
SHBA do t'i ofrojë Ukrainës marrëveshje për ndarjen e fondeve të sigurisë për burimet

SHBA do t'i ofrojë Ukrainës marrëveshje për ndarjen e fondeve të sigurisë për burimet

Evropa
Departamenti i Mbrojtjes i thotë stafit civil të injorojë kërkesën e Elon Musk për të raportuar për produktivitetin

Departamenti i Mbrojtjes i thotë stafit civil të injorojë kërkesën e Elon Musk për të raportuar për produktivitetin

Amerika
Macron nga Shtëpia e Bardhë: Marrëveshja e paqes me Rusinë nuk duhet të nënkuptojë dorëzimin e Ukrainës

Macron nga Shtëpia e Bardhë: Marrëveshja e paqes me Rusinë nuk duhet të nënkuptojë dorëzimin e Ukrainës

Botë
Kalo në kategori