Sekretari amerikan i Shtetit, Anthony Blinken deklaroi se Rusia mund ta sulmojë në çdo moment Ukrainën, madje edhe gjatë Lojërave Olimpike Dimërore në Pekin, të cilat zgjasin deri më 20 shkurt.
Blinken tha në Melburn se Departamenti i Shtetit u bëri thirrje qytetarëve amerikanë që të largohen menjëherë nga Ukraina.
Departamenti i Shtetit tha se amerikanët duhet të largohen nga Ukraina për shkak të kërcënimit në rritje të veprimit ushtarak rus, sipas reuters.
“Ne vazhdojmë të marrim shenja shumë shqetësuese të përshkallëzimit të situatës, duke përfshirë ardhjen e forcave të reja në kufirin ukrainas”, tha Blinken.
Ndërkohë, presidenti amerikan, Joe Biden u bëri gjithashtu thirrje amerikanëve që të largohen menjëherë nga Ukraina dhe tha se nuk do të dërgojë ushtarë për t’i shpëtuar kur ata kur të dëshirojnë të largohen, në rast të një aksioni ushtarak nga Rusia.
“Nuk është se kemi të bëjmë me një organizatë terroriste. Këtu kemi të bëjmë me një nga ushtritë më të forta në botë. Gjërat mund të dalin shumë shpejt nga kontrolli”, pohoi Biden për NBC News.
I pyetur se cili skenar mund ta shtyjë atë të dërgojë trupa për t’i shpëtuar amerikanët që ikin nga Ukraina, Biden tha “Është gjatë një lufte botërore kur amerikanët dhe rusët fillojnë të qëllojnë kundër njëri-tjetrit”.
Forcat amerikane nuk janë aktualisht të autorizuara të hyjnë në Ukrainë nëse shpërthen një luftë dhe nuk ka plane që ato të kryejnë një operacion evakuimi joluftarak të ngjashëm me operacionin e SHBA-së në Afganistan.
/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë

Çfarë duhet të dini për zgjedhjet në Gjermani?

Katër kandidatë po konkurrojnë për të qenë kancelari i ardhshëm i Gjermanisë - kush janë ata?

Gjermanët do të votojnë për kanceralin e ri - kush është favorit sipas sondazheve të fundit?

Dilerët e arrestuar kroatë posedonin shumë drogë - policia publikon pamjet në Zagreb
Dhunime në sheshin Tahrir (Video)

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë