Ukraina duhet të zhvillojë "demokracinë më të fortë të mundshme", Antony Blinken u tha zyrtarëve gjatë një drekë pune në një piceri në Kiev.

Sekretari amerikan i Shtetit tha se ishte "kyçe" që lufta kundër korrupsionit në vend të vazhdojë së bashku me luftimin e agresionit rus.


Ai tha gjithashtu se ishte e rëndësishme që Ukraina të zhvillonte "demokracinë më të fortë të mundshme" që reflekton qytetarët e saj dhe tërheq investime, raporton skynews.

Vizita e befasishme e zyrtarit amerikan pason miratimin e një pakete të vonuar prej kohësh të ndihmës së huaj për Ukrainën nga Kongresin amerikan.

Paketa lë mënjanë 61 miliardë dollarë (56.36 miliardë euro) në ndihmë për Ukrainën, pjesa më e madhe e së cilës do të shkojë drejt rimbushjes së artilerisë së varfëruar dhe sistemeve të mbrojtjes ajrore.

Ndryshe, SHBA-të janë ndër vendet kryesore që e ndihmojnë Ukrainën, e cila është pushtuar nga Rusia që nga 24 shkurti i vitit 2022. /Telegrafi/