LAJMI I FUNDIT:

Blinken në Egjipt, më pas viziton Izraelin dhe Palestinën

Blinken në Egjipt, më pas viziton Izraelin dhe Palestinën

Sekretari i Shtetit të SHBA-së, Antony Blinken mbërriti sot në Egjipt në kuadër të një turneu që do të përfshijë vizita në Izrael dhe Palestinë.

Sipas Departamentit të Shtetit, Blinken në Kajro do të takohet me presidentin egjiptian Abdel Fattah el-Sisi, ministrin e Jashtëm Sameh Shoukry dhe zyrtarë të lartë egjiptianë për të avancuar partneritetin strategjik SHBA-Egjipt dhe për të promovuar paqen dhe sigurinë në rajon, përfshirë mbështetjen e përbashkët për zgjedhjet në Libinë.

Diplomati i lartë amerikan do të vizitojë gjithashtu Izraelin për të diskutuar me zyrtarët atje rreth mbështetjes së vazhdueshme të SHBA-së për sigurinë e Izraelit, veçanërisht kundër kërcënimeve nga Irani, raporton Anadolu Agency.


Ata do të diskutojnë për marrëdhëniet izraelito-palestineze dhe rëndësinë e një zgjidhjeje me dy shtete si dhe një sërë çështjesh të tjera globale dhe rajonale.

Në Bregun Perëndimor, Blinken do të takohet me presidentin palestinez, Mahmud Abbas dhe zyrtarë të lartë për të diskutuar marrëdhëniet izraelito-palestineze, reformat politike dhe forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve të SHBA-së me palestinezët.

Vizita e sekretarit amerikan vjen mes një rritjeje të dhunës në territoret palestineze ditët e fundit.

Në trend Botë

Më shumë
Trump hedh akuza ndaj Francës dhe Britanisë: Nuk bënë asgjë për t’i dhënë fund luftës

Trump hedh akuza ndaj Francës dhe Britanisë: Nuk bënë asgjë për t’i dhënë fund luftës

Botë
Mblidhen krerët e vendeve arabe - njëzëri kundërshtojnë planin e Trumpit për Gazën

Mblidhen krerët e vendeve arabe - njëzëri kundërshtojnë planin e Trumpit për Gazën

Azia
Trump: Kanada mund ta mbajë himnin e saj si shteti i 51-të amerikan

Trump: Kanada mund ta mbajë himnin e saj si shteti i 51-të amerikan

Botë
“Kapacitet që nuk e kishte më parë” - në Gjermani fillon puna për sistemin e mbrojtjes raketore të prodhuar nga Izraeli

“Kapacitet që nuk e kishte më parë” - në Gjermani fillon puna për sistemin e mbrojtjes raketore të prodhuar nga Izraeli

Evropa

"Nuk është aq i rëndësishëm sa për të qenë pjesë e takimeve", Trump vazhdon ta godasë Zelenskyn

Botë
Vuçiq u mbështet nga një vajzë e cila u prezantua si studente, por doli se ajo nuk ishte studente

Vuçiq u mbështet nga një vajzë e cila u prezantua si studente, por doli se ajo nuk ishte studente

Serbia
Kalo në kategori